Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHORTI I “KATAR 2022″/ Shqipëria dhe Europa pritet të njohin kundërshtarët e eliminatoreve të Botërorit

Ndonëse nga starti i edicionit të 22-të të kampionatit Botëror na ndan edhe shumë kohë, pasi starti i tij është programuar për në 21 nëntor 2022 (ndërsa finalja e tij do të luhet 18 dhjetor 2022), sot Kombëtarja e Shqipërisë dhe 54 federatat e tjera të kontinentit të vjetër do të mësojnë kundërshtarët dhe rrugën që i pret të kryejnë drejt objektivit dhe ëndrrës së madhe për të marrë pjesë në “Katar 2022”.

Nëse ky udhëtim (eliminatoret) ka nisur prej kohësh në Afrikë, Azi dhe Amerikë të Jugut, Europa do të nisë të duelojë për të qenë prezent në Katar, me ndeshjet e para që janë në program më datë 24 mars 2021 dhe do të përfundojnë më 29 mars 2022. Kontinenti i vjetër do të dërgojë në gadishullin Arabik 13 përfaqësuese, të cilat do të dalin nga 10 grupet që do të kompletohen dhe do të zbardhen pasditen e sotme (7 dhjetor 2020), në orën 18:00, në zyrat e FIFA-s në Zyrih.

SI FUNKSIONON SHORTI

Rregullorja e shortit që do të hidhet pasditen e sotme, për eliminatoret e “Katar 2022”, i aprovuar nga Këshilli Ekzekutiv i UEFA-s më 18 qershor 2020, nënvizon se 55 kombëtaret europiane do të ndahen në 6 vazo të ndryshme, sipas renditjes botërore të FIFA-s, të muajit nëntor 2020.

Pesë vazot e para përmbajnë nga 10 përfaqësuese të ndryshme europiane, ndërsa vazo e gjashtë 5 ekipe. Shqipëria, e cila pret ashtu si pjesa tjetër e kombëtareve të kontinentit të vjetër të njohë rivalet e saj, është e pozicionuar në vazon e katërt, së bashku me Bosnjën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun. Kuqezinjtë e Rejas rrezikojnë grupe ferri, por edhe sfida epike, duke parë edhe të kaluarën, si ajo me Serbinë.

55 kombëtaret do të ndahen në 10 grupe, nga të cilat 5 grupe do të kenë në përbërje të tyre 5 skuadra, ndërsa 5 grupe të tjera do të kenë në përbërje 6 skuadra. E sigurt deri tani është që 4 finalistet e Ligës së Kombeve, Italia, Spanja, Belgjika dhe Franca do të jenë pjesë e grupeve me nga 5 skuadra, duke marrë parasysh se këto 4 kombëtare do të ndeshen mes tyre tetorin e ardhshëm (gjysmëfinalet janë Itali-Spanjë e FrancëBelgjikë), për trofeun e Ligës së Kombeve, i cili do të zhvillohet në dy qytetet italiane, Milano e Torino. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka aprovuar gjithashtu edhe disa limite që nuk mund të kalohen, si për shembull ato që lidhen me motive politike; motive klimaterike, por edhe ato që lidhen me distancat e udhëtimeve shumë të largëta.

KUSH KUALIFIKOHET

Europa do të dërgojë në Botërorin e vitit 2022 në Katar 13 kombëtare. 10 prej tyre do të kualifikohen direkt, ose e thënë ndryshe fitueset e secilës prej 10 grupeve që do të zbardhen sot. 3 vendet e mbetura do të dalin nga 10 kombëtaret e kualifikuara të të dytat më të mira të të gjithave grupeve, plus 2 kombëtaret me pikët më të shumta që do të kenë dalë fituese nga Liga e Europës dhe që nuk kanë pasur mundësi të kualifikohen direkt, nëpërmjet eliminatoreve.

Gjithsesi, ndryshimi i vetëm për të arritur një biletë nga 3 të mundshmet për në “Katar 2022” nga 10 të dytat më të mira të eliminatoreve dhe 2 më të mirat e Ligës së Europës, këto 12 ekipe do të ndeshen mes tyre në muajin mars 2022, në formulën “gjysmëfinale-finale”.

Related posts

Serena Williams kryeson listën e Forbes, sportistja më e paguar

Isa.Autor

SHQIPËRIA NUK IA DEL VETËM NË NË FUND/ Nuk arrin të fitojë ndaj Estonisë (VIDEO)

Isa.Autor

NGA AJAX TEK BARCELONA/ De Jong zgjedh 4 më të mirët e historisë

Delo.autor

Leave a Comment