Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“E DASHUROJ KËTË EKIP”/ 8 vite te Shqipëria, vjen momenti historik për mesfushorin Abrashi

Shiriti i kapitenit të Shqipërisë do t’i takojë Amir Abrashi ndaj Uellsit. Kjo sepse do të mungojnë si Etrit Berisha, ashtu edhe Elseid Hysaj.

“Është kënaqësi dhe nderi veçantë te jem kapiten. Është një skuadër që e dashuroj dhe mezi pres që të nisë ndeshje me Uellsin. Më e mira është të luajmë mirë dhe të fitojmë.

Le të bëjmë lojën tonë. Janë përgatitje e mirë për sfidat e shtatorit. Do futemi në fushë për të fituar dhe për të forcuar ekipin për të ardhmen”.

“Kundërshtari është i fortë, por edhe ne kemi kualitet për të fituar. Do të japim maksimumin dhe shpresoj të fitojmë”.

“Jam lider, me moshë dhe me vitet që kam luajtur kam fituar eksperiencë. i ndihmoj djemtë e rinj. Edhe me shirit, edhe pa shirit, unë e ndjej veten lider dhe sillem si i tillë”.

“Uellsin e kemi parë, janë të fortë fizikisht dhe luajnë futboll të mirë. Nuk janë kundërshtar të thjeshtë. Ua dimë pikat e forta dhe të dobëta dhe i kemi studiuar me trajnerin”.

Related posts

E BUJSHME/ Gatusso drejt bashkimit me ish-drejtuesit e Milan-it, e konfirmon edhe…

Delo.autor

Ka interes nga Man.United dhe Barcelona, Benfica i rrit çmimin talentit Embalo

Q.Autor

(VIDEO) Tifozi i Werder Bremen hyn në fushë për selfie, reagimi i lojtarit habit

Q.Autor

Leave a Comment