Bundesliga Futboll Sport

RRËFEN NJË PRAPASKENË TEK BAVAREZËT/ Babai i Alaba: Te Bayern e dinë se çfarë ndodhi…

I ftuar në podcast-in Bayern Insider, babai i David Alaba ka folur për muajt e fundit të austriakut, i transferuar me kosto zero nga bayern Munich te Real Madrid pas dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës.

“David kërkonte një sfidë të re, por duhet pranuar se disa gjëra nuk kanë shkuar mirë. Zahavi (menaxheri që ka negociuar me Bayern) nuk meritonte të quhej një ‘piranja makut’”, ka thënë babai i Alaba.

“Është thënë se kërkonim 20 milionë euro për rinovimin, më pas 19.5. Nuk dua të kritikoj asnjeri në veçanti, por nuk është mirë të thuash për mediat se Zahavi është makut dhe piranja. Përgjejgësit e dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”.

“Nuk kemi patur asnjë diskutim për paratë. Kështu që nuk e kuptoj sepse, në fund, flitej për para. Negociatat kanë filluar para Covid. Më vinte keq që, në mesin e pandemisë, përdorej si justifikim në rastin tonë kur të tjerë po rinovonin në të njëjtën periudhë (Muller dhe Neuer)”.

Related posts

Suarez, asistues i golave të parë të Coutinhos në Liverpool dhe Barcelonë

Q.Autor

U MUNDËN TURPSHËM/ Man United merr vendimin PËRFUNDIMTAR për MOURINHON

Isa.Autor

Fitore shprese për Hamburgun ndaj Schalkes

Sadik.Autor

Leave a Comment