Futboll Sport

E TRISHTË/ Aksidenti me makinë rezulton fatal, ish-futbollisti ndërron jetë në moshën 47-vjeçare

Ish-futbollisti kroat, Slobodan Sudec ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare, pas një aksidenti me makinë.

Të shtunën pasdite, Sudec pësoi aksident me makinë, i cili ka rezultuar fatal, duke i marrë jetën. Sipas raportit të policisë, makina me të cilën po udhëtonte Sudec, u përplas me gardhin e një shtëpie dhe si pasojë ndërroi jetë ish-futbollisti.

Gjatë karrierës së tij, Sudec ka luajtur për Slaven Belupo në kampionatin kroat, ku u aktivizua në 84 ndeshje. Gjithashtu karrierën e mbylli në moshën 40-vjeçare, ku gjatë viteve të fundit si futbollist ishte pjesë e Komarnicës.

Related posts

Smalling zbulon fjalimin e Mourinho-s që inspiroi përmbysjen e madhe në derbi

Sadik.Autor

MYRTO UZUNI NË “MODË”/ Një tjetër ekip i madh futet në garë për të

F.autor

LIVE/ Çerekfinalet për Anglinë kalojnë nga sfida e “zjarrit” përballë Kolumbisë

Isa.Autor

Leave a Comment