Futboll Seria A Sport

EFEKTI “MOURINHO” NË MERKATON E VERËS/ Roma me dy oferta zyrtare, afrojnë super goditjet e para. Ja emrat…

Roma nis merkaton dhe manovrat e para. Sipas Corriere dello Sport në edicionin e sotëm, te Toro ka mbërritur ofertë zyrtare prej 20 milionë eurosh midis shpërblimeve të lehta dhe fikse për “Gallo” Belottin, që ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij që skadon në 2022.

Verdhekuqtë, me kërkesë të Mourinho, duan Belottin dhe ofrojnë edhe rrogë 3 mln euro në sezon deri në vitin 2025, teksa aktualisht Gallo fiton 2 mln euro.

Torino ende mbahet fort por me 25 mln euro mund të mbyllet akordi dhe lojtari të transferohet te Roma pasi i ka thënë “po” verdhekuqve.

Ndërkohë, La Gazzetta dello Sport bën një vlerësim të Granit Xhaka, mesfushorit të Arsenalit që i pëlqen Romës.

Gazeta sportive raporton se londinezët po kërkojnë 25 milion euro ndërsa verdhekuqtë nuk do të donin të shkonin përtej 20 milion eurove.

Related posts

SFIDA NDAJ SAN MARINO-S PËR “KATAR 2022″/ Kombëtarja do të gjykohet nga arbitri që i solli fat… Skënderbeut

Delo.autor

(FOTO) Zlatan Ibrahimovic, ‘babagjyshi i Vitit të Ri’

Delo.autor

BËN “MEGA GODITJEN” NË MERAKTO/ Real Madrid gati 150 milionë euro për yllin e kampionit të botës…

Delo.autor

Leave a Comment