Futboll Sport

“ANCELOTTI DI SI TI TRAJTOJË LOJTARËT”/ Panucci: Me të mund të qëndrojë edhe Ramos, Barcelona do rikthehet në…

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi, ka mbështetur “gradimin” e Karlo Ançelotit në drejtimin e Real Madritit për sezonin e ri duke e cilësuar si një zgjedhje shumë të mirë të Perezit, por ai thekson gjithashtu se me ardhjen e Laportës tek Barcelona do të shikojmë një tjetër skuadër.

“Karlo di si të trajtojë lojtarët në dhomat e zhveshjes, di të sillet me secilin lojtar, ai e njeh shumë mirë Real Madridin, mendoj se është një zgjedhje shumë e mirë nga Florentino Perez”, tha ish-mbrojtësi italian.

Panuçi gjithashtu nuk përjashton vazhdimësinë e Serxhio Ramosit me ardhjen e Ançelotit . “Me Karlon ka më shumë mundësi që ai të qëndrojë, unë gjithmonë them se para se të largohesh nga Madridi duhet të mendosh shumë mirë,” tha ish-lojtari i Madridit. “Secili trajner e di momentin kur nuk mund të japë më shumë se lojtarët,” nënvizoi 48-vjeçari, në lidhje me largimin e Zidan.

Ish-trajneri i Shqipërisë nuk la pa përmendur edhe skuadrën e Barcelonës të cilën e shikon një skuadër të fortë që garon në Europë.

“Tani Laporta është kthyer, historia flet qartë për këtë president, Barça do të triumfojë përsëri sepse është një klub që e ka këtë histori, sa do të kushtojë, ne nuk e dimë sepse nuk ka paratë  që kishte më parë, por Barça do të jetë përsëri protagonist në Evropë me siguri”, përfundoi Panuçi.

Related posts

DORËZOHET DUKA/ Njeh fitoren e Veliajt në Tiranë, shtyn zgjedhjet në FSHF

Delo.autor

“TIRANA E KA FITOREN NË XHEP”/ Shikoni si “Macja e zezë” i pret rrugën PARTIZANIT (VIDEO)

Isa.Autor

PIOLI SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan hidhet në sulm, kërkon të marrë në janar fantazistin…

Delo.autor

Leave a Comment