Futboll Sport

ELIMINIMI I FRANCËS NGA “EURO 2020″/ Sagnol gjen fajtorin për dështimin e “Gjelave”: Jam befasuar nga…

Franca është eliminuar nga Europiani.

Një nga favoritet kryesore për fitoren finale është eliminuar dhe fajet, sipas ish-mbrojtësit francez Ëilly Sagnol, mund të jenë për pjesën më të madhe të trajnerit Deschamps.

“Ka qenë ndeshja e katërt e jonë në Europian, e gjashtë duke llogaritur edhe ndeshjet përgatitore”, ka thënë Sagnol për L’Equipe.

“Në gjashtë ndeshje kemi provuar katër sisteme takitke. I kemi lojtarët të humbur në këtë situatë për 38 minuta. Qendërmbrojtësit nuk hapeshin në krahë dhe kjo ka bërë që të dilnim në sulm pothuajse gjithmonë me pesë lojtarë mbrapa”, ka shtuar Sagnol.

“Jam befasuar me të vërtetë nga gjithë këto prova në Europian”.

Kujtojmë se Franca po fitonte 3-1 ndaj Zvicrës, kur ka pësuar dy gola të shpejtë që kanë çuar ndeshjen me shtesë dhe është eliminuar pas gjuajtjes së penalltive.

Fatal, gabimi i Kyliann Mbappe.

Related posts

E PAIMAGJINUESHME/ Misteri në Premier: Ku ka përfunduar “lojtari më i pasur në botë”

Isa.Autor

TRE FUTBOLLISTË TË BAYERN “ME VALIXHE NË DUAR”/ Shkak bëhet minutazhi i pakët

F.autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Yjet e Premier League të alarmuar, kërkojnë ndihmën e forcave speciale

Delo.autor

Leave a Comment