Futboll Sport

“ËSHTË SI ZIDANE”/ Legjenda Matthaus i bë një kompliment të madh yllit të Gjermanisë

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, Lothar Matthaus, ka krahasuar Kai Havertz me Zinedine Zidane.

Ylli i Chelsea-t ka shkëlqyer në ndeshjen e fituar 4-2 nga Gjermania kundër Portugalisë në Europian.

“E krahasoj me Zidane për n ga teknika, vizioni dhe parashikimi i situatave”, ka thënë Matthaus për Kicker.

“Zidane nuk dukej i shpejtë, por kjo ishte kur kishte topin. Havertz mund të bëjë të njëjtën gjë. Ai mund të shënojë më shumë gola dhe të përmirësohet shumë. Ka vizion, kontroll të mirë të topit, pozicionim dhe aftësi të larta teknike”, ka vazhduar legjenda e futbollit gjerman.

“Ndër të tjera, Havertz luan më zgjuarsi dhe e përdor shumë mirë trupin e tij. Havertz është në rrugën e duhur, por nuancat do të përcaktojnë nëse do të bëhet një lojtar i shkëlqyer ose vetëm një lojtar i mirë”.

Related posts

MERKATOJA E BUJSHME/ Manchester United gati të “thyejë bankën” për Maguire, ja shifra “galopante”

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Inter-Fiorentina: Në “San Siro” projektohet një ndeshje spektakolare

Isa.Autor

MERR FUND “TELENOVELA”/ Icardi vendos mbi të ardhmen, do firmosi kontratën me…

Isa.Autor

Leave a Comment