Futboll Sport

“EURO 2020″/ Çekia mposht Holandën falë dyshes Holes-Shick dhe kualifikohet në çerekfinale

Zhgënjim total i Holandës! Tulipanët e Frank De Bur, janë eliminuar në fazën e 1/8-ave të Europianit nga Çekia, teksa u mposhtën me rezultatin 0-2, në sfidën e zhvilluar në “Pushkash Arena”.

Asnjë gjuajtje në portë nuk arriti të regjistronte kombëtarja holandeze në këtë takim, teksa në minutën e 55-të u tradhtuan nga De Ligt, që u ndëshkua me karton të kuq, për prekje të topit me dorë në mënyrë të qëllimshme.

Golat e Holesh dhe Shik në minutat 68-të dhe 80-të, çuan në delir tifozët çekë të pranishëm në tribunat e stadiumit të Budapestit. Për sa i përket fazës çerekfinale, Çekia do të përballet me Danimarkën, që ditën e djeshme eliminoi Uellsin me rezultatin 4-0.

Related posts

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Tifozes seksi i bie kokoshka te gjoksi, reagimi i saj i “çmend” të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

SHOKU I EKIPIT KOMBËTAR/ Mesfushori Arthur: Po lutem që Neymar të kthehet te Barcelona, sepse është…

Delo.autor

Abazaj ngacmon Luftëtarin: Nuk do ta kem kundërshtar në Evropë!

Sadik.Autor

Leave a Comment