Futboll Sport

“EURO 2020″/ Italia nis me këmbë të mbarë, mposht Turqinë dhe shkruan historinë në “Olimpico”

Italia ka mundur 3-0 Turqinë në ndeshjen hapëse të Euro 2020.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, “Axurrët” kanë siguruar tri pikët e para në Grupin A në 45 minutat e dyta.

Sfida e Olimpico-s është zhbllokuar në minutën e 53-të nga një autogol i Demiral.

Kjo ka qenë edhe hera e parë në historinë e Europianit që goli i parë i kampionatit ka qenë një autogol.

Në minutën e 66-të, Immobile ka dyfishuar për ekipin e Mancini-t, duke shënuar edhe golin e tij të parë me Italinë në një kompeticion madhor (Europion/Botëror).

Goli i tretë dhe i sigurisë për “Axurrët” është shënuar nga Insigne në minutën e 79-të.

Për herë të parë në historinë e saj, Italia ka shënuar tre gola në një ndeshje të Kampionatit Europian.

Related posts

TIPIK SHQIPTAR/ Kampioni i botës nuk kursehet me deklaratat publike për DASHURIN e tij (FOTO)

Isa.Autor

“CARI UKRAHINAS”/ HAZRAD mund të fitojë Topin e Artë me Chelsean, nëse arrinë të…

Isa.Autor

Çfarë po ndodh me skuadrat shqiptare? Një tjetër drejtues jep DORËHEQJEN

Isa.Autor

Leave a Comment