Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “Euro 2020”: Mbyllet ndeshja Turqi-Itali në “Olimpico”. Rezultati 0-3

Me një vit vonesë, ajka e futbollit europian e ka lënë takimin e saj të “Euro 2020”-ës për sot, 11 qershor deri më 11 korrik. Edicioni i 16-të i Kampionatit Europian të futbollit rikthehet pas 5 vitesh. Një event që e gjithë bota e futbollit e ka pritur si një festë, jo vetëm për futbollin, por për simbolikën e tij, dëshirën për të rilindur pas betejës me COVID-19.

Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh superfavorite “bandën” e Roberto Mançinit. Ky takim është i vlefshëm për Grupin A, ku së bashku me Italinë dhe Turqinë, bëjnë pjesë edhe Zvicra me Uellsin që do të përballen ditën e nesërme.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët si Mançini ashtu dhe Gynesh, nuk kanë preferuar të bëjnë surpriza, duke hedhur në fushë titullarët që ishin projektuar edhe më herët.

LIVE: TURQI-ITALI 0-3

Demiral 53′ (autogol), Imobile 65′ , Insinje 79′ 

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Sojunçu është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Bernardeskit.

85′ Tjetër zëvendësim te Italia, largohet nga fusha Berardi, vendin e tij e merr Bernardeski.

81′ Italia kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Insinje dhe Imobile, në fushën e lojës Kieza dhe Beloti.

79′ GOOOL ITALIA 0-3/ Shënon edhe Lorenco Insinje. Festë spektakolare në “Olimpico”. Dominim i frikshëm i italianëve. Pas kombinimeve fantastike mes Barrelës dhe Imobiles, topi ka shkuar te sulmuesi i Napolit, i cili me të brendshmen e dërgon topin në cepin e portës. 

76′ Zëvendësim te Turqia largohet nga fusha Karaman, vendin e tij e merr Dervishoglu.

73′ Zëvendësim te Italia, largohet Lokateli, vendin e tij e merr Kristante.

65′ GOOOOL ITALIA 0-2/ Vjen dhe goli i dytë, realizon Çiro Imobile, i cili me një mbrojtje të saktë brenda zonës, ka dyfishuar shifrat, duke gjetur golin e sigurisë. Në festë italianë. 

65′ Zëvendësim te Turqia, largohet Tufan në vend të tij Ajan. Gjithashtu largohet nga fusha Jokuslu, i cili i lë vendin Kahvexhisë.

63′ Pavarësisht golit të avantazhit, italianët nuk heqin dorë nga sulmet e vazhdueshme duke kërkuar golin e dytë, i cili do të përkthehej në 3 pikë të sigurta.

58′ Në vështirësi Turqia, provon edhe Lokateli me një gjuajtje të rrezikshme, por devijohet nga portieri turk në këndore.

53′ GOOOOL ITALIA 0-1/ Zhbllokohet sfida! Të kaltrit e Mançinit kalojnë në avantazh, pas autogolit të shkaktuar nga Demiral, që shtyn drejt rrjetës në top të harkuar nga Berardi në të djathtën. 

51′ Provon Turqia me një kundërsulm me anë të Ynder, tentativa e tij devijohet nga Spinacola dhe ndalet më pas Donaruma.

46′ Starton pjesa e dytë. Italia dhe Turqia kryejnë nga një zëvendësim. Tek të kaltrit largohet Florenci, vendin e tij e merr Di Lorenco, te turqit largohet Jaziçi, vendin e tij e merr Ynder.

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Çekir prek topin me dorë, pas harkimit të Spinacolës, por pas konsultit me VAR-in, gjithçka u konsideruar e rregullt!

44′ Turqia kërkon 11-metërsh pas duelit të Kielit me Jilmaz, ky i fundit rrëzohet, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

43′ Provon Italia, që ka marrë frenat e lojës në dorë. Gjuajtja e Imobiles shkon në duart e portierit Xhakir.

39′ Tjetër tentativë e Italisë me Berardin që shkarkon të majtë nga distanca, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

37′ Insinje provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij ishte qëndore dhe shkoi drejt e në duart e portierit turk.

32′ Sërish rrezikshëm Italia, me Imobilen që provon me kokë pas harkimit të Berardit nga e majta, por gjuajtja e tij ka shkuar ngjitur me shtyllën.

30′ Italia vijon të ushtrojë presion në zonën e Turqisë që është mbyllur e gjitha mbrapa.

22′ Italia flirton me golin. Pas harkimit nga këndi të Insinjes, kapiteni Kielini godet me kokë, por fantastik portieri Xhakir, që bën mrekullinë duke devijuar topin në këndore.

21′ Italia kërkon 11-metërsh për prekje të topit me dorë brenda zonës nga Sojunçu, por as për gjyqtarin dhe as për VAR-in, nuk kemi të bëjmë me penallti.

19′ Provon edhe Bonuçi me një goditje nga distanca, tentativa e mbrojtësit ishte e gabuar dhe shkoi jashtë kuadratit.

17′ Rast ideal për Italinë me Insinjen, por tentativa e futbollistit të Napolit, shkon jashtë kuadratit.

15′ Italia provon të rrezikojë nga krahët, por mbrohen mirë turqit e Gynesh, që duket që i kanë marrë mjaft mirë masat në këto minuta të para. Ende asnjë gjuajtje në kuadrat.

11′ Turqia provon të kundërpërgjigjet rrezikshëm me Burak Jilmaz, që i shkëputet bukur mbrojtes, provon të shërbejë në qendër, por Çalhanoglu shkakton faull ndaj Barelës.

7′ Presing asfiksues i italianëve në mesfushë që kërkojnë t’iu imponojnë lojën e tyre turqve, duke dominuar sfidën.

2′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Italia. Berardi kombinon me Imobilen brenda zonës, gjuajtja e sulmuesit shkon në rrjetën e jashtme.

1′ Starton dueli i parë i Euro 2020! Turqia luan topin e parë nga qendra!

Related posts

LIVE/ Copa Del Rey: Mbyllet ndeshja Real Sociedad-Barcelona. Rezultati 1-2

Delo.autor

NJË HAP LARG TRANSFERIMIT/ Një “like” tradhton Donarumma-n. Mësohet e ardhmja e portierit (FOTO)

Delo.autor

KASTRIOTI-TIRANA/ Kaina bën heroin dhe ndëshkon “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment