Futboll Sport

“EURO 2020 MERR FLAKË”/ Sot luhet Belgjikë-Portugali! Sfidohen Lukaku-Ronaldo, Italia pret të njihet me rivalët

Italia pret rivalin e çerekfinaleve. Një kundërshtar jo dosido por që del nga superpërballja e 1/8 Belgjikë-Portugali ose më mirë nga sfida Lukaku-Ronaldo. Në Sevilla duke nisur nga ora 21:00 Belgjika që i mbylli grupet me tre fitore dhe ka 13 ndeshje radhazi që vetëm fiton në ndeshjet e Europianëve duke përfshirë edhe kualifikueset kërkon kualifikimin. Pritet që nga minuta e parë të jenë edhe De Bruyne e Eden Hazard së bashku me Lukakun. Trajneri Roberto Martinez thotë se nuk e ndërron De Bruynen me Ronaldon ndërsa për Portugalinë nënvizon: “Është ekip fitues dhe ka lojtarë shumë cilësor. Është kampionia në fuqi. Ne e respektojmë por duam të kualifikohemi”. Me 47 gola në 13 ndeshje dhe me një Lukaku në super formë belgët duken të papërmbajtshëm.

Në kampin e luzitanëve e shohin si një finale përballjen e sotme të 1/8 ndaj Belgjikës. Të paktën trajneri Fernando Santos ka thënë se kjo sfidë është një finale për ta dhe finalet jo thjesht luhen por fitohen.Bruno Fernandes pritet ta nisë sërish nga stoli ndërsa në në majën e sulmit do jetë Ronaldo i mbështetur nga Silva e Jota. Me 14 gola në finalet e Europianëve dhe 5 në Euro 2020 Ronaldo pasi i shënoi Gjermanisë e Francës e ka këmbën e “nxehtë” edhe për Belgjikën.Me rreth 6 mijë portugezë të mbërritur në Sevilla, Portugalia duket sikur luan në shtëpi. Drejtësi do të vendos gjermani Felix Brych.

Related posts

Barcelona largon ‘yllin’ që shkëlqeu në Botëror, gati lëvizja drejt Anglisë

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Klubi i Serisë A nuk heq dorë nga Icardi, gati 50 milionë euro për ish-kapitenin e Inter-it

Delo.autor

Unai Emery: Real Sociedad është një klub fantastik

Sadik.Autor

Leave a Comment