Futboll Sport

“EURO 2020″/ Përballjet e Grupi F, ja kundërshtarët e mundshëm të Gjermanisë në fazën e 1/8-ave…

Fakti që mund të kualifikohen edhe katër skuadrat e vendit të tretë më të mirë ka bërë që lista e kundërshtarëve të Gjermanisë të shtohet.

Për gjermanët gjithçka është në lojë, teksa mund të mbeten edhe jashtë Europianit nëse humbasin me Hungarinë dhe Franca me Portugalinë ndajnë nga një pikë, atëherë skuadra Lëv do të shkonte në shtëpi.

Por, nëse ndodh e kundërta dhe gjermanët kualifikohen të parët në Grupin F, do të përballen me të tretat më të mira të grupeve A, B, C. Nëse gjermanët kualifikohen si të dytët, do të luajnë me fituesen e Grupit D. Nëse dalin të tretët, atëherë do të ndeshen me fituesen e Grupit B.

“Panorama Sport” sjell të gjitha kombinimet për “Pancerat” me renditjen aktuale të klubeve. Edhe pse mbetet për t’u parë rezultatet e ndeshjeve të sotme për të pasur një pasqyrë më të saktë për atë çfarë do të ndodhë, gjithsesi grupi ku bëjnë pjesë gjermanët është ai F, dhe sipas kalendarit ky grup do të mbyllë edhe të gjithë fazën e grupeve.

Ndërkohë, kujtojmë se këto kombinime nuk do të vlejnë vetëm për Gjermaninë, por për të gjitha skuadrat e Grupit F, të cilat matematikisht i kanë të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar për në fazën tjetër.

KOMBINIMET E MUNDSHME NË GRUPIN F PËR FAZËN E 1/8-AVE

E PARA në Grupin F luan me të tretën më të mirë të grupeve A, B, C (Zvicër, Finlandë ose Ukrainë).

E DYTA e Grupit F luan më të parën e Grupit D (Çeki ose Angli).

E TRETA e Grupit F (nëse kualifikohet) luan kundër së parës së grupit B ose të parës së Grupit C (Belgjikë ose Holandë).

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ As kundërshtarëve nuk i besohet, Celina realizon një EURO GOL në Angli (VIDEO)

Delo.autor

Conte: Morata ia ka borxh një darkë Azpilicuetas

Q.Autor

Nisin ethet e finales/ Të shtunën Real Madrid-Liverpool betejë për Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment