Futboll Sport

“SERIE B ME JUVENTUS ISHTE ARGËTUESE”/ Veterani Buffon: Në dhjetë ndeshjet e para ne…

Xhanluixhi Bufon vendosi të bëjë një aventurë tjetër në karrierën e tij duke u transferuar të luajë në Serinë B për skuadrën e Parmës.

Në ditën e prezantimit të tij, Bufon u ngacmua nga gazetarët për kohën kur luajti me Juventusin në Serinë B pas rastit ‘’Calciopoli’’ në vitin 2006. 43 vjeçari i suprizoi të gjithë duke u shprehur se pjesëmarrja në Serinë B me Juven ishte mjaft argëtuese pasi në skuadër kishte shumë yje që qëndruan së bashku me të.

‘’Për mua ishte një vit argëtues, por dhe për shumë futbollistë të tjerë në skuadër që e ndanë me mua këtë argëtim si Del Piero, Trezege, Kamoranezi, Kielini dhe Marikizio. Ne fituam një besim që na çoi më afër futbollit.

Atë sezon kishim një ekip të fortë dhe më kujtohet që në dhjetë ndeshjet e para ishte e vështirë për ne të zhyteshim në një mentalitet tjetër. Ne barazuam në disa ndeshje, dhe kjo më bën të ngre antenat e mia tani. E di me çfarë do të përballemi, do shumë përulësi dhe vendosmëri”, tha Bufon.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ ROMËS/ Ivan Perisic rrëfen: Po të mos isha futbollist, do luaja…

Delo.autor

THYEN HESHTJEN TEK ARSENAL PAS INCIDENTIT/ Xhaka u kërkon ndjesë tifozëve: Ju tregoj pse erdhi reagimi im

Delo.autor

TË PAFAT/ Humbën 2 penallti, Shkëndija i thotë lamtumirë Europës

Isa.Autor

Leave a Comment