Futboll Sport

“EURO 2020″/ Sfida Francë-Portugali, UEFA zgjedh njeriun e ndeshjes midis Ronaldos dhe Benzema

Franca dhe Portugalia dhuruan një ndeshje spektakolare ku dy protagonistët kryesorë ishin Karim Benzema për ‘’gjelat’’ dhe Kristiano Ronaldo për luzitanët të cilët realizuan nga një dopietë secili.

Por çmimi është vetëm për njërin dhe UEFA ka vendosur që lojtari i ndeshjes të shpallet Karim Benzema.

Sulmuesi u rikthye te goli me kombëtaren pas 6 vitesh mungesë. Goli i dytë i yllit madrilen ishte mjaft i bukur ku u shkëput furishëm mes dy mbrojtësve portugez për të dërguar më pas topin në rrjetë.

Ndërkohë Franca në raundin e 1/8-ve do të përballet me Zvicrën, një short me fat për ‘’gjelat’’ duke parë dhe duelet e tjera, Belgjikë-Portugali apo Angli-Gjermani.

Related posts

TË DY JANË ATA JANË ME EKIPE TË NDRYSHME/ Rrëfimi i vëllezërve Krasniqi dhe ëndrra më e madhe e tyre

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus e nxjerr në shitje, katër skuadra interesohen për mbrojtësin…

Delo.autor

Sfidë Milanit dhe Realit, flet Allegri: Tani vendoset fati i gjithë sezonit

Sadik.Autor

Leave a Comment