Futboll Sport

GOLASHËNUESIT MË TË MIRË NË KAMPIONATIN E EUROPIAN/ Ronaldo udhëheq listën, disa emra surprizë. Ja renditja…

Me dygolëshin e realizuar mbrëmjen e sotme, Kristiano Ronaldo renditet i pari në listën e golashënuesve të Kampionatit Europian, me 5 realizime.

Në 3 ndeshje, ylli portugez ka kontribuar në 6 gola, 5 prej tyre i ka shënuar ndërsa ka dhënë dhe një asist. Pas tij renditet sulmuesi suedeze, Emil Frosberg i cili me dopietën e sotme kundër Polonisë po arrin të lërë gjurmë në këtë Europian.

Gjithashtu në kuotën e 3 golave gjendet dhe Levandosvki, Lukaku, Partik Shik dhe Uajnaldum. Në listë ka vend dhe për Xherdan Shaqirin i cili mbyll renditjen me 2 gola të realizuar dhe 1 asist.

Renditja

1.Cristiano Ronaldo – Portugali – 5 gola, 1 asistim

2.Emil Forsberg – Suedi – 3 gola

3.Roberto Lewandowski – Poloni – 3 gola

4.Romelu Lukaku – Belgjikë – 3 gola

5.Patrick Schick – Çeki – 3 gola

6.Georginio Wijnaldum – Holandë – 3 gola

7.Memphis Depay – Holandë – 2 gola, 2 asistime

8.Ciro Immobile – Itali – 2 gola, 1 asistim

9.Ivan Perisic – Kroaci – 2 gola, 1 asistim

10.Xherdan Shaqiri – Zvicër – 2 gola, 1 asistim

Related posts

HABITË Xherdan Shaqiri: Më mirë të luanim me Gjermaninë sesa me Suedinë

Isa.Autor

Finalja e Kupës, Ilir Daja kërkon “bis” trofesh nga Skënderbeu i tij

Sadik.Autor

ZBULON BISEDËN ME CR7 PAS FINALES NATIONS LEAGUE/ De Ligt tregon: Më tha eja te Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment