Futboll Sport

“EURO 2020″/ Ukraina mposht me përmbysje Suedinë dhe gjen Anglinë në çerekfinale

Një tjetër ndeshja dramatike në Euro 2020, e cila vendoset në kohën shtesë, e katërta e fazës 1/8 finale. Ukraina fitoi 2-1 ndaj Suedisë, me një gol të ardhur në 121’ dhe në cerekfinale do të gjejë Anglinë.

Ukraina kaloi e para në avantazh në minutën e 27-të. Zinchenko ka shënuar me një goditje të fuqishme brenda zonës. Por pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.

Ishte Forsberg që shënoi për suedezët në minutën e 43-të. Ylli i Leipzig ka shënuar 4 gola në tri ndeshje, sa Schick, vetëm një më pak se golashënuesi më i mirë i Europianit, Cristiano Ronaldo.

Suedia pati 3 raste mjaft të mira në pjesën e dytë, dy herë Kulusevksi dhe njëherë tjetër Forsberg, me këtë të fundit që tronditi traversën. 20 minutat e fundit ishin pa emocione dhe sfida shkoi në shtesë.

 

 

Në 15 minutat e para të shtesës, Suedia mbetet me 10 lojtarë. Danielson ndërhyn rrezikshëm dhe lë të tijtë me 10 vetë në min 98’. Ukraina merr zemër, por mungojnë goditjet në portë. Ka shumë dëmtime dhe jo raste. Kur u mendua se po shkohej në 11-metërshat, Ukraina realizoi me Dovbyk në 121’ dhe kalon në cerekfinale.

Related posts

Cristiano Ronaldo: Shpresoj që djali im të bëhet si unë

Isa.Autor

ANKTH DHE PRITJE/ 450 mijë euro për Skënderbeun, ja kur VENDOS CAS

Isa.Autor

ZBULON PLANET E YLLIT TË REAL MADRID/ Ish-menaxheri i sulmuesit Benzema: Kjo është ëndrra e tij

Delo.autor

Leave a Comment