Futboll La Liga Sport

E PARITUR/ Shkroi historinë 20 vite më parë, nxirret në shitje “thesari” i ZIDANE (FOTO)

Dopieta ndaj Brazilit 20 vite më parë në finalen e Kupës së Botës është njëri momenteve më të lavdishme të historisë së futbollit botëror dhe veçanërisht për Zinedine Zidane.

Fanela emblematike me numrin 10 të Francës ka mbetur si njëra prej relikeve më të çmuara të futbollit. Sot për herë të parë ajo nxirret në shitje.

Zidane ia dhuroi fanelën njërit prej miqve të tij të ngushtë, i cili sot ka vendosur ta nxjerrë në ankand. Vlera e fanelës kap shifrën e 40 mijë €, dhe është njëra nga uniformat që Zizou veshi në mbrëmjen e 12 korrikut të 1998.

Fatlumi që do të fitojë këtë “thesar” duhet të shpenzojë jo pak për të mbajtur në shtëpi fanelën e rëndë të njërit prej emrave më të mëdhenj të futbollit.

Related posts

Simeone beson te Keidi Bare, por e ardhmja e talentit shqiptar vendoset në janar

Q.Autor

KOMPLIMENTON PSG-NË PËR GODITJEN NË MERKATO/ Benatia: Kanë marrë më të mirin e 10 viteve të ardhshme

Delo.autor

ZHBLLOKOHET SFIDA/ Ka gol në ndeshjen Empoli – Roma (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment