Futboll Sport

“EURO 2020″/ Vetëm 70 minuta në fushë, UEFA zgjedh njeriun e ndeshjes Ukrainë-Maqedoni e Veriut

Kapiteni i Ukrainës, Andri Jarmolenko është shpallur njeriu i ndeshjes nga UEFA në sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi ishte protagonist absolut në këtë ndeshje, duke shënuar dhe golin e parë që çoi Ukrainën drejt fitores. Jarmolenko bëhet kështu golashënuesi më i mirë i kombëtares ukrainase duke arritur në shifrën e 42 golave në karrierë, duke kaluar kështu ish-sulmuesin Andrej Shevçenko.

Jarmolenko luajti vetëm 70 minuta në këtë ndeshjes, pasi u zëvendësua nga trajneri Shevçenko në 20 minutat e fundit për t’i dhënë më shumë freski skuadrës. Aktualisht, 31 vjeçari luan si sulmues për skuadrën e Premier Ligës angleze, Uest Hemin.

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Suedi-Poloni në “Gazprom Arena”. Rezultati 3-2

Delo.autor

Gjuaji topit, jo kokën “djali i karatesë” merr dënimin shembullor (VIDEO)

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ ANGLISË/ Mbrojtësi Gjimshiti: Çdo gabim e paguan me futbollistë të këtij niveli, duhet më shumë…

Delo.autor

Leave a Comment