Futboll Seria A Sport

FITORJA NDAJ ZVICRËS PËR “EURO 2020″/ “Tanku” Barella: Ta mundim edhe Uellsin për të shtuar… frikën

Nikolo Barela as që ka ndërmend të ndalet. Ai jep bërryla e shqelma, rikuperon dhe pason, por i merr edhe më të fortë nga kundërshtarët, ndonëse ky futbollist duket i pashkatërrueshëm. Mesfushori i Interit është zemra e kësaj Italie të Roberto Mançinit dhe këtë e tregon jo vetëm me gjeste në fushë, por edhe me fjalë, për mikrofonat e rrjetit “RAI” në përfundon të ndeshjes me Zvicrën:

“Nuk duam asnjë elozh tjetër përveç faktit se dallohet qartë që ky grup është shumë kompakt. Ekziston një atmosferë fantastike, brenda dhe jashtë fushe. Arrijmë të fitojmë dhe të bindim. Madje, duke parë këtë Lokateli ndaj Zvicrës, nuk është e thënë aspak që ai të dalë dhe t’i lërë vendin Verratit, pasi mund t’ia hapë edhe unë me shumë qejf hapësirën (qesh)… Në këtë skuadër, kushdo që luan e bën mirë atë dhe kjo na ndihmon të gjithëve.

Stoli janë ultrasit më të zjarrtë, por askush të mos mendojë se do të kënaqemi me kaq, pasi premë biletën për në 1/8-at e Europianit. Kundër Uellsit do të luajmë dhe do të luftojmë për të fituar. Ky është mentaliteti, injeksioni nëse duam që të arrijmë sa më lart që të jetë e mundshme.

Një tjetër sukses do të na shtonte vetëbesimin, por në të njëjtën kohë edhe bindjen te kundërshtarët se jemi një skuadër e frikshme. Ky aktuali Barela më i mirë? Vlerësimet ua lë juve gazetarëve. Detyra ime është të ndihmoj skuadrën, të rikuperoj sa më shumë topa dhe do të isha i lumtur të jepja ndonjë asist. Një tipi si unë nuk i duhen golat për të qenë i lumtur”.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Babai i Neymar planifikon takimin me drejtuesit e Juventus

Delo.autor

PERISIC FESTON SOT 30-VJETORIN/ Ja ofendimet që merr për këtë ditë speciale nga tifozët “Zikaltër” (VIDEO)

Delo.autor

Dashuri dhe sakrifica, Sadiku surprizon në studio tifozin e tij të flaktë

Sadik.Autor

Leave a Comment