Futboll Premier League Sport

Liverpool kërkon të përfitojë, hidhet në sulm për yllin e Juventusit

Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi gjatë merkatos së verës. Sipas raporteve më të fundit nga Italia, gjigandët e Premier League, Liverpool thuhet se do të ofrojnë 90 milionë euro në përpjekje për të nënshkruar me yllin argjentinas. Dybala, është një nga lojtarët më të sipkatur të Serie A dhe “Zonja e Vjetër”, nuk do të heqë dorë prej tij. Argjentinasi u bashkua me Juventusin nga Palermo në verën e vitit 2015 për një tarifë prej 40 milionë eurosh. Që nga bashkimi me bardhezinjtë ai është bërë një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij. Ai u shfaq në 33 ndeshje të Serie A sezonin e kaluar, duke shënuar 22 herë dhe duke ndihmuar me pesë asiste.

“Reds” po kërkojnë të bëjnë një ofertë prej 90 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Paulo Dybala. Juventusi njoftoi dje nënshkrimin e Cristiano Ronaldo nga Real Madrid dhe me Gonzalo Higuain që duket se ka gjetur në parim një marrëveshje me Chelsea-n, Dybala mund të jetë gjithashtu një kandidat për t’u larguar nga Torino. Tani Cristiano Ronaldo është bërë lojtari më i paguar në klub dhe prania e tij mund të zvogëlojë rëndësinë e Dybala. Gjithsesi tani bardhezinjtë janë kandidatët kryesorë për të fituar trofeun e Champions League dhe 24-vjeçari mund të joshet nga kjo ide për të luajtuar me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. Dybala ishte pjesë e Argjentinës në Kampionatin Botëror, por nuk u preferua nga trajneri Sampaoli.

Related posts

FTON SANÇEZIN TEK EKIPI I TIJ/ Ronaldo: Nëse dështon tek Interi, dyert tona janë të hapura

Delo.autor

DO TË LARGOHET NGA PSG NË FUND TË SEZONIT/ Tre klube “big” interesohen për trajnerin Tuchel, ja emrat

Delo.autor

“RINOVIMI I KONTRATËS ËSHTË LARG”/ Agjenti i Insigne: Gjithçka mund të ndryshojë në janar, topi te Napoli

Delo.autor

Leave a Comment