Futboll Sport

FITIMET E VITIT 2020/ McGregor mposht Ronaldo dhe Messi sërish. Por Federer i thyen të gjithë

Kampioni i arteve marciale të përziera Conor McGregor ishte – sipas Forbes – atleti më i paguar në botë në vitin 2020, duke fituar afërsisht 180 milion dollarë, shumica e të cilave (158 milion dollarë) nga marrëveshjet tregtare dhe sponsorizimet.

McGregor ishte një nga vetëm katër atletë që fitoi më shumë se 100 milion dollarë vitin e kaluar.

Pas tij: Messi, CR7 dhe Dak Prescott (qendërmbrojtësi i Coëboys Dallas).

Ylli i Nba, LeBron James mbetet në pesëshen më të mirë, me të ardhura prej 96.5 milion (65 jashtë fushe me marketing).

Ai që zë vendin e gjashtë është Neymar, me 95 milion (19 jashtë fushe), i cili i paraprin pak Roger Federer, me 90 milion (të gjithë jashtë fushe).

Në renditjen e 10 më të mirëve janë Leëis Hamilton me 82 milion (12 jashtë fushe), qendërmbrojtësi i Tampa Bay Buçaneers Tom Brady, me 76 milion (31 jashtë fushe) dhe asi i Brooklyn Nets, Kevin Durant, me 75 milion (44 jashtë fushe).

Related posts

KUALIFIKUESET E EURO 2024/ Risi në listën e Anglisë, sa shumë yje të grumbulluar

F.autor

“TURP, DITA MË E KEQE E KARRIERËS SIME”/ Solskjaer pas humbjes me Tottenham: Djalit nuk do i jepja bukë 1 javë nesë…

Delo.autor

EPISOD I RRALLË/ Darmian vret aksidentalisht zogun gjatë ndeshjes (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment