Futboll Seria A Sport

HEROI I FITORES SË NAAPOLIT NDAJ MILANIT/ Flet Xhovani Simeone: Nuk mendojmë për titullin, golin ia kushtoj…

Pas dy golave të shënuar në sezonin 2017-‘18 me fanellën e Fiorentinës, Xhovani Simeone përsëri ndaj Milanit. Argjentinasi tërbohet kur sheh kuqezinjtë dhe e konfirmoi edhe mbrëmë. Pas fitores 1-2 të Napolit, ai foli për mediat duke deklaruar:

SIMEONE

“Mario Rui më gjeti mirë në zonë. Ky Napoli ka kualitet të madh. Golin ia kushtoj vjehrrit që nuk është mirë. Për mua, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme.

Sot (dje) dhamë gjithçka në fushë, kjo skuadër nuk është thjesht cilësore, por ka edhe dëshirë për të fituar dhe për të sakrifikuar”.

 

 

Në mungesë të Osimhen, trajneri po i bën rrotacion me Raspadorin. Sulmuesi pranon zgjedhjet, teksa në deklaratën e tij shtoi:

“Raspadori është një djalë i shkëlqyer, ne kemi një marrëdhënie fantastike. Trajneri bën zgjedhjet e tij, unë dhe Raspadori jemi të ndryshëm në stilin e lojës dhe jemi në dispozicion të tij.

Nuk mendojmë për titullin, por duam të përmirësohemi gjithnjë e më shumë. Le të mendojmë vetëm për këtë”.

Related posts

FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ Qeveria britanike kërkon që ndeshja të luhet në Angli. Ja arsyeja e fortë…

Delo.autor

“DËSHIROJ PREMIER LEAGUE”/ Xavi: Do kthehem shpejt të udhëheq një ekip

F.autor

PENDOHET Balotelli: Largimi nga Manchester City ishte gabimi im më i madh, mund…

F.autor

Leave a Comment