Futboll Sport

“LE TË QESHIM”/ Nainggolan “thumbon” Ronaldo dhe Pogba, mbush tavolinën me pije alkoolike (FOTO)

Në konferencën për shtyp për të paraqitur sfidën midis Portugalisë dhe Hungarisë, Ronaldo kishte zhvendosur shishet e Coca Cola dhe sugjeroi që të gjithë të konsumonin ujë, duke shkaktuar, sipas shtypit spanjoll, një ndikim të madh negativ për markën amerikane dhe një kolaps marramendës të vlerës së aksioneve në bursë.

Mbrëmë ishte radha e Paul Pogba, i cili, para gazetarëve pas ndeshjes që fitoi kundër Gjermanisë, “imitoi” kampionin e Juventusit duke u bërë protagonist i një gjesti që bëri xhiron e rrjetit.

Mesfushori i Manchester United ka hequr një shishe të një birre sponsor të Euro 2020 (arsyeja e gjestit duket se lidhet me besimin e tij fetar, Islamin, i cili ndalon konsumimin e alkoolit).

Intervistat e Ronaldos dhe Pogba janë ndër temat më të modës në rrjetet sociale dhe një tjetër futbollist gjithashtu dëshironte të thoshte fjalën e tij: belgu Nainggolan.

Në faqen Instagram të ish-mesfushorit të Romës dhe Interit, Nainggolan, është shfaqur me një histori që po bën xhiron e internetit.

Belgu ka postuar një fotomontazh në të cilin ai shfaqet i ulur në një konferencë për shtyp dhe në të cilën ai largon dy shishe Coca Cola duke lënë vetëm pije të tjera para tij, por të gjitha me bazë alkooli.

Nainggolan shkroi “Le të qeshim”. Një post absolutisht vetë-nënçmues ai i mesfushorit të fortë belg… E shkuara e tij lidhet shpesh me konsumimin e alkoolit dhe orët e vona!

Related posts

E FUNDIT/ Do të befasoheni si e presin Naingolanin tifozët e Interit (VIDEO)

Isa.Autor

Dijon humbi 8:0 nga PSG, tallet keq me francezët pas humbjes nga Reali

Q.Autor

VIDEO/ Juventus i ‘llahtarshëm’, Khedira 2 gola për 3 minuta

Q.Autor

Leave a Comment