Futboll Sport

INCIDENTI NË ANGLI-KROACI/ Tifozi ra nga shkallët e “Wembley” dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital

Kampionati Europian e ka ulur pak ritmin e tij pas rastit serioz të mesfushorit Kristian Eriksen i cili pësoi atak kardiak në fushë në ndeshjen ndaj Finlandës.

Një tjetër incident ka ndodhur ditën e sotme në sfidën midis Anglisë dhe Kroacisë e cila u luajt në stadiumin Uembli. Kësaj radhe protagonist është bërë një tifoz i cili ka rënë nga lartësia brenda stadiumit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dëshmitarët e tmerruan rrëfyen tmerrin për gazetën angleze ‘’Standard.uk’’ duke u shprehur se tifozi ra nga një lartësi e konsiderueshme dhe ishte pa ndjenja deri në momentin që ambulanca mbërriti dhe e dërgoi në spital. Lajmi e konfirmoi dhe vetë zëdhënësi i stadiumit të Uemblit i cili u shpreh:

”Ne mund të konfirmojmë që një spektator ra nga tribuna para fillimit të ndeshjes midis Anglisë dhe Kroacisë në stadiumin Uembli.

Tfiozit iu dha kujdes mjekësor dhe më pas u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me UEFA për t’u siguruar që çështja të hetohet plotësisht’’, u shpreh zëdhënësi i stadiumit.

Related posts

NGA CESENA TEK CATANIA/ Fisnikët e rënë të Italisë po përpiqen të bëhen përsëri të mëdhenj

Delo.autor

Grupi H/ Angli-Belgjikë: Përballja ku askush nuk e dëshiron fitoren…

Isa.Autor

Një titullar rrezikon finalen e Kupës, Bayern në “siklet”

Sadik.Autor

Leave a Comment