Futboll Sport

“ISHTE NJË NXITIM I IMI”/ Bëri gafën e shekullit, portieri i Spanjës tregon si “ra dëshmor”… (VIDEO)

Unai Simón, portieri startues i kombëtares spanjolle në “Euro 2020”, foli sinqerisht dhe natyrshëm për gafën e shekullit që bëri në golin e parë të Kroacisë. Pyetjes se çfarë ndjeu kur të gjithë tifozët spanjollë filluan të brohorisnin emrin e tij pas atij gabimi, portieri iu përgjigj:

Ishte një nxitim i imi, dola huq në topin që ma ktheu Pedri në formë pasimi. Pas gabimit pata ndjenja negative për njerëzit e mi në tribuna. Kur pashë se tifozët po më duartrokitnin dhe mbështesnin, mora më tepër energji. Iu jam shumë mirënjohës.

Emocionalisht kam përjetuar ndeshje me ndjenja të forta, si finalet e Kupës së Mbretit me Athletic, por si profesionist, ndeshjen më të rëndësishme të jetës time nuk do ta harroj kurrë. Mund të kishim shkuar në shtëpi nga ajo gafë e imja, por loja në vijimësi e Spanjës ishte një shfaqje personaliteti. Reaguam fort si skuadër.

Gjithmonë më kanë mësuar se futbolli është një grumbullim i sukseseve dhe disa gabimeve të vogla. Dhe dështimet e portierëve janë golat. Ishte një aksident, i cili më ka kryqëzuar me të drejtë. E kam parë gjashtë apo shtatë here atë moment, nuk e shpjegoj dot si ndodhi.

Çfarë më tha De Gea? Ajo që më tha është midis meje dhe David. Ishte një kontroll i keq i topit nga unë. E kam parë, sikur kam rënë dëshmor… E kam parë gjashtë a shtatë herë dhe nuk po gjej shpjegim si më rrëshqiti topi nëpër këmbë”.

Related posts

PAS 8 FITORESH RADHAZI/ “Zikaltërit” mposhten nga Sampdoria dhe humbet shansin për të kapur vendin e parë

Delo.autor

VIDEO/ Zbulohet arsyeja pse Ronaldo braktisi tribunën në pjesën e dytë, tifozët e Al Nassr në delir

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Salzburg. Rezultati 3-2

Delo.autor

Leave a Comment