Futboll Premier League Sport

“DJAJTË E KUQ” I SJELLIN VETËM DHIMBJE GIAMPAOLOS/ Ja momenti kur Nemanja Matic i goditi bashkëshorten (FOTO)

Sot Milani do të luajë kundër Mançester Junajtid ndeshjen e tretë e vlefshme për turneun veror International Champions Cup. Rival i njëjtë, por përvjetor tjetër pasi kundër “djajve të kuq” në vitin 2017 Marko Xhampaolo mbushte 50 vjeç. Ditëlindjen e kishte dje, por siç thamë, sot do të ketë përballë ekipin e njohur anglez që, më sa duket, nuk i sjell kujtime të mira në raste përvjetorësh.

Dy vite më parë, trajneri aktual i Milanit stërviste Sampdorian dhe në kuadër të miqësoreve të verës duhet të përballeshin me Junajtidin. Ndeshja zhvillohej në Dublin dhe në tribunë ndodhej edhe bashkëshortja e Xhampaolos.

Në aksion e sipër, Nemanja Matiç gjuan një top në vijën anësore për të larguar rrezikun nga fusha e tij. Sfera e gjuajtur me forcë përfundon në tribunë, ku godet një zonjë në fytyrë. Serbi e kuptoi menjëherë situatën dhe i dërgoi një puthje nga larg zonjës në fjalë, e cila u zbulua se ishte bashkëshortja e Xhampaolos. Ajo ndodhej në stadium për të parë ndeshjen, teksa pas miqësores do të festonin së bashku me bashkëshortin.

Takimin në fjalë tekniku e humbi 1-2, teksa sot shpreson të bëjë më mirë sepse si atij ashtu edhe skuadrës që drejton i nevojitet fitorja e parë sezonale, duke qenë se vijnë nga një barazim (ndaj Novarës) dhe hy humbje (Bajern e Benfika).

Related posts

Wenger: Liverpoolit i kthejmë reston, Chamberlain nuk duhet ta kisha aktivizuar

Q.Autor

EURO 2020/ Gjermania shpon murin irlandez me një predhë, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) Me ken shkodran tana i ban, ky po që është gol

Sadik.Autor

Leave a Comment