Futboll Sport

ITALI-BELGJIKË FINALE E PARAKOHSHME? Ja se si e parashikon Conte, i cili mundi belgët në 2016

Një ndër finalet e parakohshme të këtij Europiani është edhe sfida mes Belgjikës dhe Italisë, që do të luhet të premten në mbrëmje…

Axurrët vijnë në këtë duel pasi eliminuan jo pa vuajtur Austrinë, ndërsa Belgjika në sajë të golit të Thorgan Hazard kreu praktikën “Portugali” gjithashtu me pak fat në një ndeshje ku lusitanët sulmuan më shumë.

Por, si ta presim parashikimin e kësaj sfide? Sipas ish-trajnerit të Interit, Antonio Conte, Italia ka shanse reale të shkojë në gjysmëfinale.

“Italia është në të njëjtin nivel me Belgjikën, ne mund t’u krijojmë probleme atyre, të fitojmë dhe kualifikohemi në gjysmëfinale. Fitoret në ndeshjet e fazës së grupeve treguan cilësi që na dha shumë pritshmëri. Ndeshja kundër Austrisë, që ishte ekip i fortë, ishte shumë sfiduese.

Ndonjëherë fitoret e vështira mund të jenë edhe më të dobishme se fitoret e lehta, sepse ato të bëjnë të kuptosh atë që tashmë skuadra e ka mësuar: nuk ka vend për gabime. Çdo lëvizje, çdo pasim, çdo ndërhyrje është vendimtare dhe e njëjta gjë vlen për aspektin psikologjik të lojës.

Detajet shpesh janë vendimtare në këto ndeshje dhe çdo lojtar duhet të ofrojë cilësitë e tij në skuadër”, tregoi Conte.

Në ndeshjen e fundit në Europian të dy ekipeve, Italia e ka mundur Belgjikën në 2016, kur në krye të të kaltërve ishte pikërisht Conte.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Kastrioti nuk ndalet, akord me ish-mesfushorin brazilian të Kamzës…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Laçi. Rezultati 3-3

Delo.autor

PENDOHET SPALLETTI/ Është shumë i fortë, s’duhej ta përjashtoja nga Championsi

Isa.Autor

Leave a Comment