Futboll Sport

ITALIA ME 30 NDESHJE PA HUMBJE/ Ja favoritët për ta fituar Europianin sipas “bookmakers”-ave…

Italia e Roberto Mancini ka 30 rezultate pozitive radhazi, por mbi të gjitha e kaloi grupin e saj në “Euro 2020” pa e diskutuar vendin e parë në renditje, me 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Tri ndeshje, tri fitore. Në raundin e 1/8 finale, ku është kualifikuar me pikë të plota, skuadra axurre shihet si favorite absolute, pas Francës së frikshme. Për ekspertët e “Stanleybet.it”, suksesi i Immobile me shokë kuotohet me 6.00 nga “bookmakers”-at. Në krye të kavoritëve për ta fituar këtë Europian qëndron Franca, e cila kuotohet me 4.50, pavarësisht barazimit të fundit dhe të papritur kundër Hungarisë.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm ndaj Portugalisë, diktuar nga performanca monumentale e Robin Gosens, Gjermania po i afrohet Italisë, në kuotën 6.50. Hierarkitë fillojnë të marrin formë, ashtu si çiftimet e para të 1/8 finale. Belgjika i paraprin Anglisë në preferencat e “bookmakers”-ave, e kuotuar me 8.00, kundrejt 9.00 të ekipit kombëtar të drejtuar nga Southgate. Spanja dhe Portugalia kuotohen me 10.00, duke pasur parasysh kualifikimin ende aritmetik të tyre në fazën e “nokautit”.

Related posts

NATË PËR T’U HARRUAR/ Ronaldo dhe Morata mbyten nga vërshëllimat në Madrid

Delo.autor

U SHKARKUA NJË MUAJ MË PARË/ Klubi italian gati ta rikthejë në stolin e skaudrës…

Delo.autor

ZGJEDH MES “PLESHTIT” DHE “PËRBINDËSHIT”/ Legjenda Pele: Ja pse CR7 është më i mirë se Messi

Delo.autor

Leave a Comment