Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“JAM KËTU PËR TË NDIHMUAR EKIPIN”/ Sulmuesi Cikalleshi: Nuk janë miqësore, por prova zjarri para sfidave të…

Sokol Cikalleshi ka bërë prognozën e tij për dy miqësoret e afërta, ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke, më 5 dhe 8 qershor. Në konferencën për shtyp nga Kardifi, kavajasi kuqezi nënvizoi:  “Duke parë sezonin e gjatë prej pandemisë dhe ndeshjet e ngjeshura, ka qenë një kalvar për të gjithë, por tani ka kaluar dhe jemi fokusuar te ndeshjet e kombëtares.

Sigurisht që ne nuk i konsiderojmë si miqësore, por do të provojmë veten përpara provës së zjarrit që kemi në shtator. Janë dy kundërshtarë që kanë shkuar në Europian, afër nivelit me rivalët që kemi në grup. Do të provojmë veten dhe bashkë me trajnerin do të mundohemi të bëjmë më të mirën.

Ndodhemi në një moment delikat, vijmë nga Liga e Kombeve, ku patëm sukses dhe dolëm të parët. Tani kemi provën tjetër më të madhe. Jemi të fokusuar dhe nuk i konsiderojmë si miqësore dy sfidat e afërta.

Skemat i përkasin trajnerit. Ai e di më mirë dhe bën zgjedhjet më të mira në bazë të kontingjentit që ka në dispozicion. Skema jonë është 3-5-2, sepse kemi luajtur në shumë ndeshje, edhe ndaj Anglisë. Nuk besoj se do të ketë shumë ndryshime, por lojtarët duhet të japin më të mirën.

Patjetër që çdo ndeshje është e rëndësishme, pavarësisht kundërshtarit dhe rëndësisë. Për mua dhe çdo lojtar këto ndeshje janë shumë të rëndësishme. Sokoli dhe të tjerët janë të gatshëm kur luajnë dhe kur nuk luajnë. Kombëtarja nuk është vetëm kur luan. Un jam këtu për të shënuar dhe për të ndihmuar skuadrën, tani të shohim.

Nuk dua të them që Uellsi është skuadër e lehtë, sepse ka shkuar në Europian dhe është në një nivel me kundërshtarët, që do të kemi përballë në shtator. Për momentin ndodhet më lart se ne dhe jemi koshientë, por duhet të kemi përqendrim. Përqendrimi dhe saktësia përballë këtyre kundërshtarëve na bëjnë neve më të qëndrueshëm në vazhdim.

Kam edhe një vit kontratë me Konyaspor, kam mbyllur një sezon të mirë, do ta respektoj marrëveshjen deri në fund. Në qofte se ka ndonjë opsion të mirë, normal që do ta shqyrtoj. Tani është herët për të folur për transferta, dua të bëj më të mirën me Kombëtaren, pastaj kemi disa pushime. Jam me këmbë në tokë, i qetë. Në momentin që vijnë gjëra më të mira do t’i shqyrtoj patjetër”.

Related posts

“TEK “UJQËRIT E DËBORËS” NDIHEM MIRË”/ Rrëfehet mesfushori Taipi: Ndaj Tiranës luajmë për…

Delo.autor

E BUJSHME/ Formacioni i javës në Gjermani, mes “yjeve” edhe MESSI I SHQIPTARËVE (VIDEO)

Isa.Autor

CR7 DËSHTOI TË SHËNONTE DHE HODHI FANELLËN NË TOKË/ Ronaldo gjen buzëqeshjen te… muskujt e Georgina (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment