Futboll Sport

JO VETËM PSG-JA/ Skuadra e madhe e Premier Ligës ofron 60 milionë euro për Hakimin

Ashraf Hakimi do të jetë i sakrifikuari i Interit dhe shitja e tij duhet të ndodhë brenda 30 qershorit. Një largim i dhimbshëm, por i domosdoshëm për të siguruar të ardhurat për arkat zikaltër që lëngojnë prej muajsh.

Teksa drejtuesit shqyrtojnë ofertat, Çelsi po nxiton në orët e fundit me synime të qarta rreth mbrojtësit të djathtë. Ndërkohë, drejtuesit e Interit presin propozime mbi 70 milionë euro për lojtarin dhe, për këtë arsye, asnjë shkëmbim teknik nuk do të pranohet.

Blutë mund të vendosin të përfshijnë Emerson Palmierin dhe Andreas Kristensen në bisedime me idenë për të ulur kostot e operacionit, por në Milano presin vetëm para. Për këtë arsye, Roman Abramoviç po përgatit një çek prej 60 milionë eurosh për të rrëmbyer marokenin pas një sezoni që e pa protagonist dhe fitues të Serisë A nën urdhrat e Antonio Kontes.

Related posts

“Bomberi” i Serisë A: Ronaldo? Falë Zotit s’erdhi vitin e kaluar

Isa.Autor

LIVE/ Shqipëri-Maltë: Mbrojtja sërish “në gjumë”, maltezët përmbysin gjithçka (VIDEO)

Isa.Autor

E FUNDIT/ Milan dhe Raiola në tavolinë, merret vendimi përfundimtar për Ibrën

Delo.autor

Leave a Comment