Futboll Sport

SUPERSFIDA MILAN-JUVENTUS/ Alegri tabu për Piolin, nuk e ka mundur kurrë (TABELAT E PLOTA)

Mund ta shkruajmë qetësisht se Alegri është një tabu për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli.

Sepse trajneri i Milanit në 16 përballjet që ka në kampionat kundër kolegut të Juventusit nuk ka arritur kurrë që të marrë një fitore.

Maksimumi, në pesë raste janë ndarë në paqe. Ndërkohë që Alegri ka marrë maksimumin 6 herë në transfertë dhe në pesë ndeshje të tjera e ka mundur në shtëpi.

 

 

Por shifrat e trajnerit nga Parma në përballjet e tij me Juventusin përmirësohen disi kur Alegri nuk ka qenë në stolin e “Zonjës”.

Pioli ka regjistruar 2 fitore në 19 ndeshjet e tij në karrierë: në sezonin 2019-2020 dhe në 2020-2021, kur në pankinën e bardhezinjve uleshin respektivisht Mauricio Sarri dhe Andrea Pirlo.

Alegri është përballur ndaj Milanit në 16 raste dhe bilanci flet sigurisht në favorin e tij: 9 fitore, 3 ndeshje të mbyllura në barazim dhe 4 humbje.

Në stolin e Juves ka 10 përballje direkte, të cilat kanë sjellë vetëm një humbje: ishte sezoni 2016-2017 dhe përfundoi 0-1 dhe ishte hera e fundit që Milan-Juventus u luajt në javën e nëntë të Serisë A dhe me trajnerin livornez në stolin e bardhezinjve.

Sot në “San Siro” do të ulen dy trajnerët e fundit që kanë fituar titullin me Milanin.

1 (1)

2 (1)

3 (1)

Related posts

E BUJSHME/ Klopp: Goli i Manchesterit tregon problemet që ka VAR-i

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-WEST BROM/ Mesfushori Fernandes zhbllokon sfidën për “Djajtë e Kuq” nga… (VIDEO)

Delo.autor

NË KRIZË TOTALE/ Chelsea sheh shpëtimin në merkato, jo vetëm Ferandez, në listë edhe ylli i Inter

F.autor

Leave a Comment