Gossip

KA NJË DJALË ME XHEMAJLIN/ Mediat italiane japin lajmin e fejesës së Erjona Sulejmanit me… (FOTO)

Modelja nga Shqipëria Erjona Sulejmani ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave rozë në Itali, pasi po përflitet se ka nisur një romancë të re me protagonistin e “Uomini e Donne”, Alessandro Basciano.

Mediat italiane kanë dhënë lajmin e fejesës në pranverë, shoqëruar me fotot e nxehta të çiftit, ndërkohë që janë me pushime në Pulia. Pasi mediat italiane njoftuan për fejesën që s’ishte bërë ende publike, ishin vetë ata që pasuan lojën me postimin e fotove bashkë në “Instagram”, duke u deklaruar të fejuar.

Ndër fotot e fundit bien në sy disa poza me Bascianon, por këtë herë, duke qëndruar në krahët të tij. “Sytë nuk gënjejnë kurrë”, shkruan Erjona në foton e publikuar.

Kujtojmë që modelja u bë e njohur për opinionin e gjerë falë divorcit problematik me futbollistin Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë. Modelja foli gjatë në media, duke deklaruar se do publikonte dhe një libër për të rrëfyer gjithçka të vërtetë që fshihet pas imazhit perfekt të futbollistëve dhe pse të jesh grua futbollisti është një ferr.

Pas këtij divorci, ajo deklaroi se kurrë s’do lidhej me një futbollist sërish dhe duket se e ka mbajtur fjalën. Me fotot e fundit, modelja nga Shkodra konfirmoi vetë thashethemet e kohëve të fundit, që flisnin për të dashurin e saj të ri, shumë simpatik dhe i njohur në botën e televizionit italian, Alessandro Basciano.

Çifti i ri ka zyrtarizuar fejesën në “Instagram”, me një sërë shkrepjesh dhe dedikimesh romantike. Së pari një selfie në makinë, pastaj një tjetër buzë detit dhe në fund një foto duke pozuar në një restorant romantik.

Këto ditë, Erjona dhe Alessandro janë me pushime në Pulia, mes diellit, detit dhe ushqimit të mirë, dhe këto pushime ishin rasti më i mirë për të deklaruar fejesën.

Po kush është 32-vjeçari Alessandro, gjithashtu baba i një djali 5-vjeçar, Nicolò, nga lidhja me Clementina Deriu. Alessandro Basciano ishte një pretendent i “Uomini e Donne”, programi i suksesshëm i Maria de Filippi.

Në veçanti, Alessandro u vlerësua shumë nga publiku, siç dëshmohej nga memet e shumta dhe faqet e tifozëve kushtuar atij. Alessandro ishte një nga beqarët e “Temptation Island 2020”, që futi në krizë çiftin Ciavy dhe Valeria.

Related posts

“E HAP DEKOLTENË AQ SA HAP GOJËN”/ Ilda Bejleri “THUMBON” sërish Mustafa Nanon: Para 5-vitesh… (FOTO)

Delo.autor

ZBRITI NË PISTË PASI KISHTE BËRË…/ Njihuni me sportisten që THEU tabutë (FOTO)

Delo.autor

E FEJUARA E MBROJTËSIT MILAN SKRINIAR/ Bukuroshja seksi habit tifozët e Interit me mesazhin: E urrej… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment