Futboll La Liga Sport

“PO PUNOJ PËR NJË PROJEKT TË MADH”/ Legjenda Xavi: T’i thuash jo Barcelonës nuk është e lehtë, por…

Ksavi Hernandez është lakuar në media si zëvendësuesi i Roland Kumanit. Për të sqaruar të gjitha polemikat rreth të ardhmes së tij ai ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle në të cilën ai flet gjithashtu edhe për projektin e tij me ekipin nga Katari, Al Sad. Ish-mesfushori tregon se nuk ishte akoma gati për të pranuar një sfidë për të marrë drejtimin e Barçës.

“Për fat të mirë ose për fat të keq unë i kam thënë jo dy herë Barcelonës, për shkak të rrethanave të ndryshme, familjare, profesionale, kontraktuale dhe dua të them që nuk ishte e lehtë ti thuash jo Barcelonës, por nuk ishte momenti” tha fillimisht Ksavi. Katalanasi është i qetë me gjithë këtë çështje, duke treguar se Barcelona ka një trajner që është Kuman, i cili duhet të respektohet.

Spanjolli gjithashtu foli edhe për të ardhmen e tij: “Ne kemi rinovuar për dy vjet me Al Sad. Jemi shumë komod dhe të hapur ndaj ofertave të tjera të klubit, por me qetësi. Po punoj për një projekt shumë të bukur, ka të bëjë me Kupën e Botës në Katar, i cili është një vit larg. Unë do të kem një rol të rëndësishëm , ” përfundoi ish-kapiteni i Barcelonës.

Related posts

S’ka më yje në Madrid? Presidenti i Realit “gjen” çelësin e suksesit të spanjollëve

Isa.Autor

“TURISTI” PIONTEK/ Ja përse Milani shpenzoi 40 milionë euro (FOTO)

F.autor

Alisson nis udhëtimin drejt klubit të ri, hyn në histori për shifrën rekord

Isa.Autor

Leave a Comment