Futboll Sport

“KËMBËT E ARTA” TË SHAQIRIT/ 50 % e golave të Zvicrës kalojnë nga… futbollisti shqiptar (VIDEO)

Lojtarët shqiptarë prej vitesh kanë filluar të lënë gjurmë në Europë, por jo vetëm. Në përfaqësuesen e Zvicrës luajnë një numër i konsiderueshëm futbollistësh origjinë shqiptare duke treguar cilësitë e tyre nëpër kompeticione të rëndësishme ku marrin pjesë.

Helvetikën nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 me Uellsin, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A, të EURO 2020.  Goli I shënuar nga zvicerianët kaloi nga këmbët e Xherdan Shaqirit. Ishte lojtari me origjinë shqiptare që përfaqëson Zvicrën që krosoi për Embolo I cili më pas do të shënonte me kokë.

Pas këtij rasti statistika mbresëlënëse janë zbuluar nga mediat europiane për Shaqirin. Siç raportojnë mediat Xherdani është i përfshirë në 50% të golave të shënuar nga kombëtarja helvete në 4 turnetë e fundit, duke përfshirë Europianin dhe Botërorin.

Duket se 29-vjeçari është prezent në gjysmën e golave  duke qenë kështu një protagonist I padiskutueshëm në këtë përfaqësues me golat dhe asistet. Kjo tregon varësinë që Zvicra ka ndaj lojtarit të Liverpulit, ku si për ironi të fatit pas daljes së Shaqirit nga loja, Uellsi arriti të barazojë ndeshjen.

Related posts

ZYRTARE: Vjen dorëheqja e parë pas eliminimit nga Kupa e Botës

Isa.Autor

Faustino Asprilla: Falcao te Milanin? Ai do të bënte edhe gjëra të mëdha atje

Sadik.Autor

LIVE/ Nis sfida me Wolves dhe Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment