Futboll Sport

U ZGJODH NJERIU I NDESHJES NË UELLS-ZVICËR/ Sulmuesi Embolo: Turp që nuk morëm rezultat më të mirë

Zvicra nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Uellsit duke marrë vetëm një pikë në sfidën e parë në Grupin A.

Helvetët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë duke krijuar disa rastë, por uellsianët u treguan më cinikë në këtë ndeshje. Lojtari më i mirë i ndeshjes, sulmuesi Embolo shënoi golin e vetëm për zviceranët, teksa pas ndeshjes u shpreh se ishte një turp që nuk morën dot një rezulatat më të mirë, por nuk duhet të ndikohen dhe e rëndësishmë është të shohin përpara.

“Ne mund të kishim bërë diçka më shumë. Kisha disa mundësi, por nuk arrita t’i shfrytëzoja ato. Pas golit të avantazhit ishim pak pasivë, nuk ishim në gjendje të përfundonim disa veprime kundërsulmi. është turp. Kemi lojtarë cilësorë, është turp që nuk sollëm rezultatin më të mirë në shtëpi, por duhet të kemi një moral të mirë pas kësaj ndeshjeje”.
E rëndësishme ishte të mos humbnim dhe morëm një pikë. Ne e dimë se mund të bëjmë më shumë, do të analizojmë ndeshjen duke parë përpara dhe kundërshtarët me të cilët do të përballemi.

Në pjesën e parë ishim shumë pasivë, në pjesën e dytë vendosëm të luanim vertikalisht”, e mbylli fjalën e tij Embolo.

Zvicra ndodhet në nëj grup me Italinë, Turqinë dhe Uellsin.

Related posts

Pep Guardiola shumë i saktë në penallti (VIDEO)

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Federata Spanjolle kundër La Liga: Kjo është e papërgjegjshme, anti-patriotike!

Delo.autor

UFC/ Dueli McGregor-Cerrone realizon shitje marramendëse “PPV”

Delo.autor

Leave a Comment