Futboll Seria A Sport

KJAER U BË HEROI I FUTBOLLIT PËR GJESTIN NDAJ ERIKSEN/ Milan dëgjon tifozët, gati shpërblimi për mbrojtësin danez

Me gjestin e tij ka kontribuar në shpëtimin e jetës së Eriksen, Simon Kjaer është bërë një hero për të gjithë botën e futbollit dhe tani Milan-i dhe tifozët kuqezinj duan t’i tregojnë mirënjohjen e duhur.

Aq sa duket se është marrë vendimi për t’i dhënë shiritin e kapitenit kuqezi për sezonin e ardhshëm. Jehona mediatike për sjelljen e mbrojtësit danez ka qenë e madhe dhe nga rrjetet sociale është ngritur një thirrje e vetme: “Kajer, kapiten i Milan-it”.

Një zë popullor që klubi duket se do ta dëgjojë.

Do të ishte mirënjohja e duhur jo vetëm për gjestin e madh, por edhe për një lojtar që po tregon cilësi prej lideri të vërtetë brenda dhe jashtë fushës së lojës.

Related posts

ELIMINIMI I MILAN NGA CHAMPIONS/ Gazetari i njohur italian: Me 40 vjeçar dhe Messias, ku do shkosh?

Delo.autor

MPOSHTET KOSOVA/ Çekia përmbys “dardanët” dhe kualifikohet në Europian

Delo.autor

E BUJSHME/ Mbrojtësi Ramos larg Real Madrid-it, bashkohet me rivalin e urryer të madrilenëve…

Delo.autor

Leave a Comment