Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Pogba nuk mjafton, Manchester United ofron 30 milionë për mesfushorin e Juventus-it…

Pas fitores fantastike 5-1 fundjavë e kaluar, Mançester Junajtid është ndaluar në javën e dytë të Premier Ligës duke barazuar 1-1 me Sauthemptonin në transfertë. Ndeshja nisi mirë për vendësit, të cilët kaluan në avantazh nga një autogol i shkaktuar nga mesfushori brazilian i “Djajve të Kuq”, Fred.

Në pjesën e dytë ekipi i Solskjaerit arriti të reagonte duke gjetur barazimin me Grinud, pas një asisti tjetër të Pogbasë. Madje, për francezin ky është rekord më vetë, pasi arrin shifrën e 5 asisteve në dy ndeshje, si askush tjetër më parë. Por, pjesa mbetur e lojës ishte pa shumë histori, me të dyja skuadrat që në një moment u kënaqën të ndajnë nga një pikë. Sulmuesi kuqezi, Armando Broja, nuk ishte i grumbulluar me Sauthemptonin, ndërsa Solskjaer la përsëri në stol dy blerjet e reja, Varan dhe Sançon, me këtë të fundit që u aktivizua vetëm në minutën e 59-të të takimit.

OFERTË MEKENIT – Me sa duket, barazimi surprizë i Junajtidit nuk ka lënë një shije të mirë te trajneri Solskjaer, i cili ka kohë që këmbëngul për të pasur në skuadër një tjetër mesfushor. Dhe emri i ri në listën e shpenzimeve të norvegjezit është ai i juventinit, Ueston MeKeni. Amerikani ndiqet edhe nga Totenhemi, por klubi nga Mançesteri ka qenë i pari ai që ka plotësuar kërkesën prej 30 milionë eurosh që do Juventusi për ta lënë të lirë MeKenin.

Related posts

Tifozët presin në mesnatë futbollistët në aeroport, Skriniar feston si ultras (VIDEO)

Sadik.Autor

Khedira e shokon Juventusin! Ja ku po transferohet ai

Sadik.Autor

AS “JASHTËTOKËSORI” AS CR7/ Ja sportisti më i pasur i dekadës në botë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment