Futboll Sport

“KJO ËSHTË NDESHJA IME E FUNDIT”/ Futbollisti i Maqedonisë së Veriut njofton tërheqjen nga ekipi kombëtar

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev njoftoi se ndeshja kundër Holandës ditën e nesërme do të jetë e fundit për sulmuesin me maqedonasit.

Edhe pse 37 vjeç Pandev ka një rol thelbësorë në kombëtare duke mbajtur ekipin e bashkuar dhe duke ndihmuar maqedonasit me golat e tij.

“Kjo është ndeshja ime e fundit për ekipin kombëtar, mendoj se është momenti i duhur për të thënë lamtumirë.  Shpresoj që këta djem, kjo gjeneratë, të vazhdojë të kualifikohet në Kupën e Botës.

Ata sjellin shumë gëzim për popullin e Maqedonisë së Veriut sepse ata janë lojtarë cilësorë që luajnë për ekipe të mira dhe mendoj se ata meritojnë të kalojnë në Kupën e Botës”, tha Pandev.

Maqedonia e Veriut do të luajë pasditen e nesërme kundër Holandës sfidën e fundit në Grupin C, teksa në dy ndeshjet e para kanë pësuar dy disfata. Pandev mbyll kështu një karrierë 20 vjeçare me Maqedoninë e Veriut, që prej debutimit në vitin 2000.

Related posts

HYSAJ TEK INTERI? Mbrojtësi i Napolit jep këtë përgjigje

Delo.autor

NIS ME GOL AVENTURËN E TIJ NË AUSTRI/ Bekim Balaj shënon pas 5 minutash lojë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

ISH-MESFUSHORI I MILANIT/ Andrea Pirlo fundos: Blerja e “Kuqezinjve” për Paquetan nuk me bind, më bëjnë të…

Delo.autor

Leave a Comment