Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Skënderbeu arrin akordin me Tiranën, firmos me mesfushorin 22-vjeçar…

Jurgen Vrapi është afrimi i tretë i Skënderbeut në merkato e verës.

Pas mesfushorit brazilian që luante në Portugali, Murilo Rosa, si dhe portierit Shkëlzen Ruçi, radhën për të firmosur me korçarët e pati mesfushori 22-vjeçar.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Vrapi ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Skënderbeun. Lajmi është konfirmuar për gazetën edhe nga burime zyrtare në klubin korçar.

Më parë Vrapi ka luajtur për Dinamon dhe Flamurtarin, ndërsa në kampionatin e fundit në Superiore me Tiranën, ku u aktivizua në 20 ndeshje, por vetëm në 8 prej tyre si titullar.

I riu mund të bëjë disa pozicione në mesfushë, por gjithashtu mund të luajë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Related posts

BARAZIMI NË FIRENCE/ Skena e çuditshme, Perisic nervozohet me Politanon për festimin

Delo.autor

Gara për Champions, Spalletti lutet të mos hyjë dhe Milani

Sadik.Autor

EURO 2020/ Çfarë klasi, mbrojtësi i Gjermanisë shënon me thembër ndaj bjellorusëve, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment