Futboll Sport

BEFASON BRAZILIANI/ Zbuloni çfarë ka thënë Kaka për Luka Modriç

Ricardo Kaka ka thënë vetëm fjalë të mira për Luka Modricin, i cili do të luajë sonte në finalen e Botërorit mes Francës dhe Kroacisë. Sipas Kakas, Modrici e bënë futbollin të duket i lehtë dhe e meriton shansin për ta udhëhequr Kroacinë drejt finales së Botërorit. Kaka ka kaluar një sezon bashkë me Modricin në Real Madrid.

“Luka me lojën e tij na tregon se është lehtë të luash. Më besoni nuk është aspak e lehtë që të luash futboll”, tha Kaka.“Të luash në Kampionatin Botëror është edhe më e vështirë. Dhe ai luan sikur çdo gjë është normale. Është si një vallëzim për të”.

“Dhe tani ai është një lojtar i mrekullueshëm në nivelet më të larta. Katër Liga të Kampionëve, një finale të Botërorit dhe shiritin e kapitenit për kombëtaren e tij”.

“Më vjen shumë mirë pasi ai e meriton këtë sepse është një djalë shumë i mirë, kështu që urime për Modricin”.

Related posts

HOLANDË-ANGLI/ Rashford zhbllokon rezultatin me penallti, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

ASKUSH SI RONALDO/ Gati të transformohet në CR100, ja rekordi që prek historinë

Delo.autor

Real Madridi ua mbyll derën skuadrave që duan huazimin e Kovacicit

Q.Autor

Leave a Comment