Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KOMBËTARJA MBËRRIN NË UELLS/ Trajneri Reja humb një lojtar të rëndësishëm për dy ndeshjet e ardhshme

Shqipëria ka mbërritur ditën e sotme në Uells, aty ku katër ditë më vonë do të luajë miqësoren në Kardif. Për sfidat miqësore më Uellsin dhe republikën Çeke, do të murojë Odise Roshi.

Ky i fundit ka pësuar një tërheqjen muskulore gjatë seancës stërvitore të djeshme dhe pas testeve të bëra, është vendosur që të qëndrojë jashtë.

NJOFTIMI I FSHF:

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur sot në Uells, ku të shtunën, datë 5 qershor, do të luajë ndaj vendasve në miqësore. Delegacioni kuqezi është akomoduar pas mesditës në hotelin ku do të qëndrojë në Kardif, ndërsa pasdite rreth orës 17:30 do të zhvillojë një seancë stërvitore të plotë.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se trajnerit Edoardo Reja do t’i mungojë një tjetër element i rëndësishëm për këto dy takime.

Mesfushori Odise Roshi ka pësuar tërheqje muskulore gjatë seancës stërvitore të ditës së hënë dhe i është nënshtruar menjëherë vizitave të specializuara mjekësore.

Duke parë gradën e dëmtimit, stafi mjekësor i Kombëtares ka vendosur që lojtari të qëndrojë pushim dhe të mos jetë i gatshëm për dy miqësoret ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke. Kësisoj, Roshi nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Uellsit.

Related posts

Ka festë tek Egjipti/ Salah nis stërvitjen me skuadrën dhe pritet të jetë në fushë më…(FOTO)

Sadik.Autor

VAZHDON TË JETË NË SHITJE/ Lazios i soset durimi me Muriqin, sulmuesi refuzon ofertën e klubit francez

Delo.autor

STOLI I KOMBËTARES/ Presidenti Duka takon ish-trajnerin e Kukësit

Delo.autor

Leave a Comment