Futboll Seria A Sport

“MENDOJ PËR “EURO 2020″/ Sulmuesi Hauge i bën presion Milanit: Nuk dua të qëndroj vetëm për stërvitjet

Jens Hauge përflitet si “mall” shkëmbimi i Milanit për të siguruar Rodrigo de Polin e Udinezes. Për situatën rreth tij ka folur vetë norvegjezi që nga grumbullimi me kombëtaren ka deklaruar:

“Mendoj për ‘Euro’-n e pastaj do të iki me pushime. Në kthim do të flasim me klubin. Unë dua të luftoj për formacionin, por nëse drejtuesit e mendojnë ndryshe, atëherë do ta diskutojmë sepse nuk dua të jem pjesë e ekipit vetëm për stërvitjet”. 22-vjeçari ka komentuar edhe sezonin me kuqezinjtë, duke vendosur theksin te rritja e tij individuale.

“Ka qenë një sezon i gjatë në të cilin kanë ndodhur shumë gjëra dhe ka pasur emocione. Kur e mendoj se çfarë hapi kam hedhur në 12 muajt e fundit, atëherë ndihem jashtëzakonisht i kënaqur me sezonin dhe zgjedhjen që kam bërë”, ka shpjeguar Hauge për mikrofonat e “Sportmediaset”.

Related posts

Trajneri që mposhti kancerin është gati të rikthehet në La Liga

Sadik.Autor

Real i vuri “kryqin” para 12 vitesh, tani e kërkon për 300 mln euro

Isa.Autor

Imami përshëndetet me Kukësin, ka edhe një mesazh falënderues

Sadik.Autor

Leave a Comment