Futboll Sport

KOMENT NGA JEAN-PIERRE PAPIN/ Deschamps kokëfortë, Franca luajti vetëm për… eliminim

Jean-Pierre Papin

Deshamp kokëfortë, Franca luajti vetëm për… eliminim para në grupin e saj, por e eliminuar nga “Euro”, skuadra e Francës më ka zhgënjyer për nga përmbajtja. Prisja më shumë, në mos edhe më mirë, veçanërisht nga trajneri Didie Deshamp. I njohur për pragmatizmin e tij, tekniku i ekipit tonë kombëtar me siguri duhet të jetë vetëkënaqur me kualifikimin në fazat e eliminimit si udhëheqës i Grupit F.

Duhet thënë se detyra nuk ishte e lehtë pas shorti na bashkoi me Gjermaninë dhe Portugalinë. Sidoqoftë, ngazëllimi pas fitores me gjermanët (1-0) më shtyu të prisja më tepër në aspektin e lojës në dy takimet e tjera. Me gjithë respektin, shpresoja në lojë e në gola, sidomos ndaj Hungarisë e cila na vërtetoi se me organizim të mirë mund të konkurrosh në këto nivele. Çështja është që fitoret t’i japin kampionët e Franca ka shumë të tillë që nuk e bënë detyrën. Bilanci i situatës ishte i mirë me vendin e parë, por kombëtarja jonë udhëtoi gjatë gjithë turneut pa busull.

Në takimin e parë të Europianit skuadra më dukej e zotëruar kolektivisht, por në dy takimet e radhës kuptova që nuk kemi më forcën që na shpalli kampionë bote në Rusi, çka e konfirmoi edhe eliminimi nga Zvicra. Organika ishte prekur nga disa dëmtime, megjithatë Franca i kishte lojtarët në gjendje për të bërë diferencën. Nuk e kuptoj përse Kingslei Koman nuk u përdor kurrë në formacionin fillestar. A nuk mund të provohej diçka ndryshe kur në dy ndeshjet e para ke shënuar vetëm një gol për të marrë një barazim, ndërsa ndaj Gjermanisë u shpërblyem nga një autogol? Kokëfortësia nuk sjell kurrë këshilla të mira dhe mendoja se duhej ndërhyrë te skema.

Franca ka lojtarë që mund të përshtaten fare mirë në 4-4-2 dhe 4-3-3, pasi pamë se në 4-2- 3-1 nuk po arrihej ndonjë kënaqësi. Edhe këtu Deshamp la për të dëshiruar se pavarësisht modestisë së Zvicrës, na rreshtoi me një 3-4-2-1 që shumicën e kohës m’u duk si një 5-3-2. Nuk është domosdoshmërisht përgjegjësia e Korentë Tolisosë që ndaj Portugalisë u përdor si i djathtë në treshen pas shpinës së Benzemasë, e as e Rabiosë që në këtë Europian luajti kudo që e vendosën. Për se ndaj Zvicrës të mos e nisim me katër lojtarë ofensivë? Për se gjithë ajo drojë kur ishim ne favoritët?

Personalisht mendoj se në përgjithësi, sistemi dhe organizimi kolektiv dështuan në mënyrën më të shëmtuar. Nuk dua të merrem me individët, por kampionët tanë na tradhtuan këtë herë. Mbase duhet të heqim dorë nga kjo dëshirë për t’u modernizuar në favor të konkretësisë e cila po na mungon, por shpresoj të mos na penalizojë ky kriter edhe në zgjedhjen e trajnerit të ri, pasi Deshampit i ka ardhur koha të dorëzojë çelësat e kombëtares.

Related posts

NE PO KRIJOJMË HISTORINË/ “Ulërimat” e lojtarëve të Ajaxit pas triumfit me Juventusin

Delo.autor

Roma mendon për merkaton, synohet talenti i Dinamo Zagrebit

Q.Autor

PSG-REAL MADRID/ Francezët me sulm të ri, Hazard titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment