Futboll Kategoria Superiore Sport

“SHPRESOJ TË JETË BARAZIMI I FUNDIT”/ Presidenti Demi: Rrezikon Daja? Akoma jemi në fillim të kampionatit

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, duket se është mësuar tanimë me barazimet e Partizanit dhe nuk i bëjnë më përshtypje, por gjithsesi ashtu si shkoi loja ai e quan edhe këtë barazim në derbi një rezultat pozitiv. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, kreu i klubit të kuq konfirmon Ilir Dajën në pankinë duke mos e vënë në diskutim qëndrimin e tij, ndonëse pas katër javësh kanë vetëm tri pikë në klasifikim. Gjithsesi, ngushëllimi i tij për këtë ecuri të të kuqve janë edhe barazimet e rivalëve duke bërë që të mos ketë shkëputje të madhe në krye të klasifikimit. Në lidhje me shtëpinë e re, ai pohon se brenda këtij viti do të jetë gati.

Një tjetër barazim për skuadrën. Çfarë ndodhi?

Kur merret në fund barazimi, përsëri quhet i mirë. Nuk patëm fatin dhe një herë, përsëri një gabim i joni, shpresoj të jetë barazimi i fundit ky.

A rrezikon trajneri Daja?

S’ka asnjë rrezik, akoma jemi në fillim të kampionatit, çfarë do rrezikojë Daja. Daja vazhdon trajnimin, e ka mirë me presidentin, me drejtorin e përgjithshëm, kështu që shpresojmë që fitorja e parë të jetë për Dajën.

Related posts

ZHGËNJIM NË “LORO BORIÇI”/ Kukësi mposht me përmbysje “Shkodranët”

Delo.autor

Me këmbë në tokë: Neymar është gati për Botërorin

Sadik.Autor

Starova nuk përmbahet, kapet me duar me gjyqtarin dhe e shan: Të q****a motrën

Q.Autor

Leave a Comment