Futboll La Liga Sport

KOMENTON LARGIMIN E RAMOS NGA REAL MADRID/ Capello: Kur një kampion s’është i dobishëm për ekipin…

Për Fabio Capello, duke iu referuar rastit të tij me brazilianin Ronaldo tek Real Madridi, kur një kampion nuk është i dobishëm për ekipin, mund t’i thuhet edhe lamtumirë. Një arsyetim që vlen edhe për Sergio Ramos:

“Ne duhej të flisnim për këtë gjë me të, mosha ka një peshë për të gjithë dhe nuk e di nëse ai ishte në një formë për të luajtur si titullar. Po flasim për një lojtar që ishte shumë i rëndësishëm për mua, por që e ndihmova shumë. Kur shkova për herë të dytë në stolin e Real Madridit, ai sapo kishte ardhur dhe ishte thelbësor për triumfet e ekipit. Kjo është e pamohueshme”.

Një situatë që i kujton shumë lamtumira të tjera të komplikuara, madje edhe në futbollin italian: Buffon u largua përkohësisht nga Juve, u kthye dhe iku përsëri kësaj vere. Gjithashtu Pirlo dhe Del Piero iu kanë thënë lamtumirë klubeve të tyre. Të vetmit që nuk ndryshuan klub në Itali ishin Gigi Riva, Paolo Maldini dhe Totti.

Thjesht është një gjë e komplikuar. Ndonjëherë lojtarët nuk e kuptojnë që kurba fillon të ulet me kalimin e moshës. Ju nuk mund të rrini gjithmonë në majë, ka një rënie fizike dhe mendore… ” Dhe nëse Don Fabio e thotë këtë, duhet besuar.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Zbuloni SUPER klubin e ri ku do të luaj MARTIAL këtë sezon

Isa.Autor

Chris Bosh ende dëshiron t’i kthehet basketbollit

Isa.Autor

ATLETICO-REAL MADRID/ Të dy trajnerët zbresin me më të mirët në fushë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment