Futboll Sport

KRISJA MBAPPE-GIROUD/ Vazhdon lufta e ftohtë te “Gjelat”, ja vendimi që merr Ylli i PSG-së…

Kilië Mbape mësohet të mos ketë qenë shumë dakord për faljen e kërkuar nga shoku i tij i skuadrës, Olivie Zhiru. Ky i fundit kritikoi shokët e skuadrës pas fitores 3- 0 ndaj Bullgarisë.

Zhiru hyri në fushë 10 minuta nga fundi i lojës dhe u ankua në intervistën pas ndeshjes për numrin e paktë të topave që mori nga shokët e tij të skuadrës.

Sipas “RMC Sport”, Mbape nuk e ka pritur mirë reagimin e Zhirusë dhe ditën e enjte mësohet të ketë kërkuar një konferencë për shtyp për të mbrojtur veten e tij nga akuzat e sulmuesit të Çelsit. Por, kjo konferencë nuk u mbajt pasi u ndalua nga trajneri i skuadrës kombëtare, Didie Deshamp. Mediat franceze shkruajnë se në stërvitjen e djeshme, të dy sulmuesit janë parë shumë pranë njëri-tjetrit me Zhirunë që ka dashur të sqarojë yllin e Parisit. Por, ky i fundit nuk është dukur i bindur nga kjo tentativë e shokut të tij.

Marrëdhënia mes tyre vazhdon të jetë e ftohtë dhe kjo vetëm pak ditë nga ndeshja e parë ndaj Gjermanisë. Edhe pse, Zhiru pranoi se fjalët e tij nuk kishin pasur si qëllim të kritikonin askënd, por vetëm të vinin në dukje një detaj që nuk shkoj në ndeshjen miqësore. I këtij mendimi ishte edhe trajneri i “Gjelave” i cili nuk kërkoi të fajësonte asnjë nga lojtarët e tij për incidentin e ndodhur.

“Nëse do të merrje topin pas çdo thirrjeje do të ishte perfekte, po kjo nuk mund të ndodhë gjithmonë dhe ndaj duhet të jemi më të arsyeshëm. Janë gjëra që ndodhin në këtë zanat dhe mendoj që nuk ia vlen të zgjatemi shumë duke fajësuar një lojtar apo tjetrin. Ndodhemi përballë një ndeshjeje të rëndësishme siç është ajo me Gjermaninë dhe për këtë arsye duhet të kemi një mendje të qartë dhe ndjenja të qeta”, tha Deshamp.

Related posts

Formacionet e mundshme, Shqipëri-Kosovë, ja befasitë e trajnerëve…

Sadik.Autor

Emily Ratajkowski “çmend” fansat në rrjetet sociale

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Fitoi titullin kampion 2 ditë më parë, tekniku jep dorëheqje nga stoli i skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment