Futboll Sport

TURQI-ITALI/ EURO 2020 “nxehet” ende pa nisur, puthja e çiftit në prag ndeshjes bëhet virale (FOTO)

EURO 2020 do të nisë me sfidën hapëse Itali-Turqi e cila do të luhet në ‘’Stadio Olimpico’’ të Romës.

Ndeshja për dyja palët e tifozerisë shihet dhe në rrafshin tjetër atë politik, pasi vetëm para disa kohësh kryeministri italian Mario Dragi ju referuar presidentit turk me fjalën ‘’dikator’’ e cila më pas shkaktoi dhe reagime të shumta.

Por të gjitha tensionet politike dhe të ndeshjes ka menduar t’i shuajë një çift të cilët mbajnë mbi supe flamurin e Italisë dhe Turqisë dhe i dhurojnë njëri tjetrit një puthje.

Fotoja është bërë menjëherë virale duke marrë pëlqime të shumta, pasi futbolli nuk ka armiq jashtë fushe.

Në mbrëmjen e sotme në stadiumin e Romës do të jenë të pranishëm 16 mijë tifozë duke ndezur dhe një herë atmosferën pas kaq shumë kohësh kufizime.

Related posts

PO ÇMEND MILANISTËT/ Evra: Tani bota e njeh futbollin falë tyre (VIDEO)

Isa.Autor

NUK I REZISTOI GAZETARES/ Futbollisti i Manchester Cityt e puth gjatë intervistës (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Inter befason Juventus-in, gati të futet në garë për objektivin e “bardhezinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment