Futboll La Liga Sport

KRIZA EKONOMIKE TEK BARCELONA/ Presidenti Laporta: Ne do të ndërtojmë një ekip konkurrues

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në intervistën e tij dhënë për “La Vanguardia” pranoi se situata ekonomike e klubit nuk është e mirë, por kjo nuk do ta pengojë që të kryejë edhe 3-4 blerje të tjera.

“Klubi është në gjëndje më të keqe nga sa prisja, situata është e vështirë. Ka gjëra që do të duhet të shpjegohen dhe unë nuk përjashtoj ndonjë aksion kundër atyre që na kanë sjellë në këtë gjendje. Gjithçka duhet të shpjegohet, përndryshe do të ishim bashkëpunëtorë. Ne do të ndërtojmë një ekip konkurrues. Pas afrimeve të tilla si Eric García, Agüero dhe Emerson, presim lojtarë të tjerë”.

Në fakt, Barça zyrtarizoi të shtunën edhe nënshkrimin me Memphis Depay, madje ishte shumë pranë Ëijnaldum, që preferoi të shkonte te PSG. Për këtë “dështim” Laporta tha se ka klube të fuqishme që mund të kenë çdo lojtar.

I pyetur se si u bind të mbante trajnerin Ronald Koeman, presidenti “blaugrana” shpjegoi:

“Pasi fola me të tri herë, kuptova që mund të punojmë së bashku, të bashkëpunojmë dhe të biem dakord për shumë më tepër gjëra. Jam i lumtur. Nuk më pëlqen të vuaj ose t’i bëj njerëzit të vuajnë dhe mbase Ronald për një periudhë ishte i shqetësuar, kështu isha edhe unë”.

Laporta theksoi se dyshimet për trajnerin erdhën pas dështimit për të fituar LaLigan.

“U zhgënjeva, sepse mendova se e kishim fituar kampionatin. I thashë se nuk e kuptoja pse e kishim humbur. Mendoj se ky proces ka qenë i mirë për marrëdhënien time me Koemanin, është e rëndësishme që presidenti të ketë një marrëdhënie të mirë me trajnerin”.

Related posts

Të gjithë po flasin për Zlatan Ibrahimovicin

Sadik.Autor

U TËRHOQ MES LOTËSH NGA FUTBOLLI/ “Jashtëtokësori” emocionon me mesazhin për Agueron

Delo.autor

SURPRIZË E VEÇANTË/ Futbollisti i Atleticos i propozon partneres për martesë në “Wanda Metropolitano” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment