Futboll Premier League Sport

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Manchester United i vë çmim Pogbasë, por është përtej mundësive të Juventus-it

Paul Pogba ka një çmim. Dhe sigurisht jo shumë klube kanë buxhet për ta përballuar blerjen e francezit. Manchester United, për t’i dhënë dritën jeshile largimit të kampionit të botës, kërkon 80 milionë euro. Një shifër më e ulët sesa 105 milionët që “Djajtë e Kuq” investuan për ta rrëmbyer nga Juvja në vitin 2016. Kuptohet që një ndryshim i tillë i çmimit vjen si pasojë e pandemisë dhe nga fakti që kontrata e tij përfundon në vitin 2022.

Palët nuk duken shumë të interesuara për të rinovuar, kështu që francezi po mendon për një aventurë të re. Kështu që drejtuesit e United, në mungesë të rinovimit, janë të detyruar të shesin këtë verë, për të mos e humbur pas një viti me parametër zero. 80 milionë mund të duken pak, por realisht është një shumë e majme për një lojtar që mund ta humbësh falas.

Çmimi i vendosur nga klubi anglez ndikon natyrshëm edhe tek Juvja. Rikthimi i Pogbasë në Torino është ëndrra e drejtuesve bardhezinj. Është tentuar edhe në sesionet e kaluara të merkatos, por kur nuk u arrit në vijën e finishit. Evolucioni i marrëdhënieve midis lojtarit dhe Manchester hapi një dritare të re për lamtumirën.

Kthimi i Allegrit është gjithashtu një faktor i rëndësishëm për kthimin e mundshëm të Paulit në Serinë A, pasi kanë punuar bashkë te “Zonja e Vjetër” në sezonin e 2014-16. Sidoqoftë, 80 milionë euro përfaqëson një investim përtej mundësive financiare që kanë në Continassa.

Related posts

Leo Messi zbulon çfarë ka ndryshuar në stilin e tij të të luajturit

Q.Autor

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Tifozes seksi i bie kokoshka te gjoksi, reagimi i saj i “çmend” të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

TALENTI PORTUGEZ HABIT EUROPËN/ Zidane “marroset” pas 19-vjeçarit, ja shifra e pabesueshme

Delo.autor

Leave a Comment